Pamje rrëqethëse nga masakra e Iazbicës (Pamje +18)

Lajme

Pamje rrëqethëse nga masakra e Iazbicës (Pamje +18)

Nga: N.Sh Më: 29 mars 2019 Në ora: 10:18
Pamje nga video

Gjatë ditës së djeshme janë bërë 20 vjet nga masakra e Izbicës, e cila tronditi gjithë popullin anë e mbanë botës, përveç kriminelëve serb, të cilët me në krye kryekriminelin dhe kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviç vazhduan masakrat në Kosovë.

Në masakrën e Izbicës, u vranë 147 shqiptarë të Kosovës.

Në këtë video të publikuar në rrjetet sociale, shihen të masakruarit e lënë për tokë, nga çetnikët serbë, shkruan gazeta "Bota sot".

Në datat 25, 26, 27 mars të vitit 1999, UÇK-ja bëri rezistencë heroike ndaj forcave serbe, ndërsa më 28 mars ndodhi masakra e Izbicës në Skenderaj.

Më 28 mars 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan mizorisht 147 veta.

Masakra e Izbicës zë vend edhe në raportin e Departamentin të SHBA-së. Atë kohë u publikuan edhe fotografitë e bëra nga sateliti, në të cilat qartë shihen 147 varrezat e reja në Izbicë.

Pas masakrës, kufomat e të vrarëve, i varrosen fshataret e kësaj ane në fshatin Izbicë, mirëpo, forcat serbe, i zhvarrosin kufomat e të pushkatuarve, duke i dërguar në lokacione të ndryshme në Kosove e Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat