Stërvitje e befasishme e KFOR-it, trupat sllovene në aksion

Lajme

Stërvitje e befasishme e KFOR-it, trupat sllovene në aksion

Nga: F.B. Më: 29 mars 2019 Në ora: 13:02
KFOR-i slloven

Në faqen e KFOR-it në rrjetin social është publikuar njoftimi për një stërvitje dhe aksion të trupave sllovene në kuadër të KFOR-it.

Stërvitja ishte e befasishme dhe ka qëllim ngritjen e nivelit të koordinimit dhe operimit të brendshëm, zhvillimin e teknikës përmes praktikës dhe përmirësimin e procedurës në terren dhe në ajër thuhet në njoftim, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota sot”.

Stërvitja është kryer me qëllim ruajtjen e gatishmërisë së veprimit sikurse edhe ngritjen e koordinimit dhe efikasitetit të veprimit dhe bashkëpunimit në terren dhe në ajër.

Ushtarët e KFOR-it shpesh kryejnë operacione dhe aksione të tilla stërvitore, siç thuhet nga misioni paqeruajtës, me qëllim që të jenë efikas dhe të gatshëm në ndërhyrjen në secilin rast sikurse edhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rrethinën e Kosovës në harmoni me mandatin që kanë marr nga OKB.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat