Mblidhen 50 ekspertë për Ballkanin flasin edhe për Kosovën

Lajme

Mblidhen 50 ekspertë për Ballkanin flasin edhe për Kosovën

Nga: F.B. Më: 29 mars 2019 Në ora: 16:35
Ilustrim

Rreth 50 ekspertë për Ballkanin ndër të cilët edhe ish diplomatë amerikan dhe ndërmjetësues ndërkombëtar për Kosovë po marrin pjesë në Konferencën “Dialogët Ballkanike” që po mbahet në Beograd, shkruan “Beta”, transmeton “Bota sot”.

Konferenca është organizuar nga Instituti Lindje-Perëndim (East-Ëest Institute EËI) dhe Fondi i Beogradit për veçori politike si bashkorganizator.

Në këtë ngjarje po marrin pjesë 45 folës, të interesuar dhe të angazhuar në hapësirën e Ballkanit perëndimor.

Ndër ta diplomati gjerman Volfgang Ishinger, bashkëpunëtori i përhershëm i Institutit të Shkencave shoqërore (IËM) Ivan Krastev, diplomati amerikan dhe ish i dërguari në bisedime për statusin e Kosovës Frenk Vizner, kryetari i EËI dhe ambasadori i dikurshëm i ShBA-ve në Beograd Kameron Manter, ish i dërguari special i sekretarit të OKB-së Kai Aide, drejtori gjeneral i Komisionit evropian Pier Mirel, Sergej Utkin nga Rusia etj.

Pritet që konferencës të i drejtohet edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Organizatorët kanë vlerësuar se si asnjëherë më parë në Ballkanin Perëndimor është e nevojshëm BE, kujdesi dhe mbështetja e saj në drejtim të sigurimit të sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit afatgjatë, pasi "paqja dhe zhvillimi janë në interes të gjitha vendeve në regjion ashtu edhe vendeve që ndikojnë në atë".

"Nga vend i jo stabilitetit, Ballkani mund të transformohet në hapësirë që kontribuon në afirmimin e bashkësisë evropiane dhe përgjigjet në disa nga çështjet kyçe të sigurisë me të cilat përballet Evropa, thanë organizatorët.

Pas kësaj ngjarje në të ardhmen planifikohen takime të këtilla nga Instituti Lindje-Perëndim edhe në Berlin, Moskë dhe Nju Jork.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat