Jeremiq për Vuçiqin: Me shpejtësi po humb mbështetjen, nuk guxon në emër të shtetit të heq dorë nga Kosova

Lajme

Jeremiq për Vuçiqin: Me shpejtësi po humb mbështetjen, nuk guxon në emër të shtetit të heq dorë nga Kosova

Nga: F.B. Më: 1 prill 2019 Në ora: 10:18
Vuk Jeremiq

Lideri i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq ka theksuar se “Vuçiq dhe regjimi i tij me shpejtësi po humbin mbështetjen, andaj të gjithë duhet të vijnë në protestën e madhe të 13 prillit”, shkruan “Beta”, transmeton “Bota sot”.

"Ivo Andriç me një rast ka thënë se 'vjen një kohë kur i mençuri heshtet, i marri flet, ndërsa i varfëri pasurohet'. Në Beograd me 13 prill të mençurit do të flasin, ndërsa të marrët do të heshtin  e të varfrit që janë pasuruar duhet të kthejnë secilin dinar që morën nga populli", ka thënë je Jeremiq.

Sipas tij Vuçiq po humb shpejtë mbështetjen dhe gjithnjë e më shumë ka të tillë që nuk frikësohen të thonë se vuajnë për demokraci edhe liri.

"Me Vuçiqin në fund do mbeten vetëm vëllai i tij Toni Bler dhe Gerhard Shreder, Vulin dhe Jutka. Me te do mbetet vetëm Zheljko Mitroviç, ndërsa me ne njerëzit t lirë", tha Jeremiq.

Jeremiq ka theksuar se Vuçiq nuk guxon të lejoj që në emër të shtetit dhe popullit të hiqet dorë nga Kosova sepse këtu nuk do të jetë fundi.

"Pastaj për të shpëtuar kokën do i kërkojnë më shumë. Të lëshoj emigrantët, të heq dorë nga Republika Spska, pastaj të hyj në NATO. Nuk do ndalen kërkesat dhe për të shpëtuar do i duhet të plotësoj të gjitha. Duhet të ndalim këtë derisa nuk bëhet vonë", tha Jeremiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat