Lazanski e di: Vërejtja e britanikëve për qytetarët e tyre është porosi për Serbinë

Lajme

Lazanski e di: Vërejtja e britanikëve për qytetarët e tyre është porosi për Serbinë

Më: 1 prill 2019 Në ora: 15:23
Miroslav Lazanski

Lajmi se ministria e punëve të jashtme e Britanisë së Madhe ua ka tërhequr vërejtjen qytetarëve të saj që të mos udhëtojnë në veri të Kosovës, sepse siç kanë vlerësuar, atje mund të ketë konflikte, ka thënë komentuesi ushtarak-politik serb Miroslav Lazanski e sheh si porosi Serbisë për atë se sa shëerbimet inteligjente të këtij vendi e përcjellin situatën në Ballkan.

Sipas fjalëve të tij për portalin “Srbija danas” (Serbia sot), porosi Serbisë, sa i kërket sigurisë së serbëve në Kosovë, është e qartë.

– Ne kemi thënë qartë se në qoftë se ndodh ndonjë sulm mbi serbët në Kosovë, Serbia nuk do të jetë pasive. Britanikëgt gjithmonë tërheqin vërejtjen, sidomos për ato pjesë të botës ku mendojnë se mund të ketë ndonjë koflikt. S’është e thënë të jetë kjo porosi për ne, por është indikator se si mendojnë britanikët. Po pashtu, kjo është porosi edhe se sa shërbimet e tyre të inteligjencës e përcjellin situatën këtu – ka thënë Lazanski.

Sipas Lazanskit, baza për përgjimit e telefonisë fikse dhe mobile është në Britani të Madhe, ndërsa edhe dy të tjera ndodhen në Kretë.

“Amerikanët përndryshe me katër shtete i këmbejnë informatat e tilla. Këto janë Zelanda e Re, Kanadaje, Britania e Madhe dhe Australia. Me asnjë vend tjetër në kuadër të NATO-s nuk ndajnë informata. Ky është rajoni i të folurit anglisht dhe tradicionalisht janë aleatë”, ka thënë Lazanski.

Duhet përkujtuar se portali “Srbija danas” është propagandues dhe kohët e fundit është i mbushur për plot tekste kundër Kosovës e shqiptarëve. Lazanski për shumë vite ka qenë gazetar i “Politikës” dhe mbështetës i regjimit të Milosevicit gjatë viteve të 90-ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat