Mediat serbe flasin për deputetët gjerman që u takuan me Haradinajn dhe deklarimin e tyre kundër shkëmbimit të territoreve

Lajme

Mediat serbe flasin për deputetët gjerman që u takuan me Haradinajn dhe deklarimin e tyre kundër shkëmbimit të territoreve

Nga: F.B. Më: 1 prill 2019 Në ora: 15:56
Deputetët gjerman dhe Ramush Haradinaj

Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Bajer ka deklaruar “parlamenti gjerman kundërshton idenë e shkëmbimit të territoreve”, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Sipas këtij medium deputetët gjerman Peter Bajer dhe Kristian Shmit  ndodhen në Kosovë ku janë takuar me zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës dhe kanë diskutuar për situatën aktuale politike dhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Biseduam për situatën dhe dialogun, që e mbështesim. Kemi biseduar edhe për çështjen e ndryshimit të kufijve. Ne jemi kundër kësaj”, ka thënë Bajer pas takimit në Prishtinë.

Edhe deputeti Kristian Shmit ka theksuar se “çdokush që mendon se një ide e tillë mund të arrihet, gabon sepse shkëmbimi i territoreve do të krijoj problem akoma më të mëdha në regjion”.

“Gatishmëria jonë që Kosova të i bashkohet familjes evropiane vazhdon të jetë e pranishme, ne do punojmë edhe do ju mbështesim në atë rrugë”, ka thënë Shmit.

Ndërkohë kryeministri Haradinaj pas takimit me deputetët gjerman ka deklaruar se kanë biseduar për temat aktuale dhe ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat