Lazanski zbulon planin e NATO-së për okupim të Serbisë

Lajme

Lazanski zbulon planin e NATO-së për okupim të Serbisë

Nga: F.B. Më: 2 prill 2019 Në ora: 09:29
Miroslav Lazanski

Strategët e NATO-s deri në detaje kanë pasur planin e ndërhyrjes tokësore në vendin tonë, gjatë bombardimeve të vitit 1999 – operacioni kishte emrin e koduar “Gjedaj”, ndërsa goditja konkrete do kryhej me shifrën “Bravo minus” ka thënë analisti ushtarak-politik Miroslav Lazanski, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota sot”.

Rolin kryesor sipas tij do të kishin anglezët, ndërsa planifikohej ndërhyrja tokësore me 175 mijë trupa të aleancës (vetëm anglezë 50 mijë). Hyrja triumfale parashikohej në Beograd Brenda 90 ditëve sipas Lazanskit.

Plani ishte përgatitur në Londër dhe në qendrën e krizës në Monsa të Belgjikës, ku mblidhej shpesh ekipi special “Vitezët e Gjedaj”.

“Çdo ditë nga 23 marsi në bunkerin special nën Ministrinë e mbrojtjes në qendër të Londrës janë tubuar zyrtarët kryesor shtetërorë ku është biseduar për bombardimin e SRJ. Aty ishte Qendra britanike e udhëheqjes me kriza, ndërsa Alister Kembel së bashku me 18 drejtues tjerë dhe Toni Blerin kanë mbajtur lidhjet me komandën e aviacionit dhe qendrën e krizës së NATO-së në Monsa”, thotë Lazanski.

Plano "Bravo minus" është propozuar në 5 opsione të ndryshme.

“Do vepronin 175 mijë ushtarë të NATO-së, prej të cilëve 50 anglezë dhe 100 tanke. Toni Bler vazhdimisht ka bërë presion në Shtëpinë e Bardhë të pranojë, por Bill Klinton kishte qëndrime më të ngurtë”, thotë ai Lazanski.

Pentagoni sipas tij ishte kundër invadimit tokësor dhe frikësohej nga humbjet.

“Ata kanë llogaritur se mund të kishin nga 1 mijë deri 2 mijë ushtarë të NATO-së. Pentagoni kishte të dhëna se në Kosovë kishte rreth 80 mijë ushtarë dhe armata e tretë me 350 tanke dhe hyrjet nga të gjitha anët janë të minuara”, ka zbuluar Lazanski.

Profesori i raporteve ndërkombëtare Srgjan Perishiç thotë se ideja e ndërhyrjes tokësore në SRJ ishte e menduar që të përfundonte si okupimi pas luftës i Gjermanisë dhe ndarjen e zonave.

“Insistimi i kryeministrit anglez në invadim tokësor ishte synimi tradicional i Britanisë së Madhe që të kontrolloj Ballkanin. Komandanti i NATO-së Uesli Klark po ashtu ishte për këtë opsion, ndërsa për këtë do duheshin disa muaj e lufta do zhvillohej në dimër”, sqaroi Perishiç.

Gjenerali Vladimir Lazareviç që në vitin 1999 ishte komandant I Korpusit të Prishtinës thotë se forcat e Aleancës kanë tentuar të hyjnë në territorin tonë.

“Ishte 9 prilli ishin Kërshëndellat. Jemi mbrojtur dhe kemi ndaluar sulmin pas shumë orë bombardimi, me trimëri jemi kundërvënë armikut shumë më të madh në numër, në hapësirën 15 kilometra përgjatë kufirit shqiptaro-serb. Kemi refuzuar sulmet e tyre, asnjëherë pas kësaj nuk ka pasur tentime përmes rrugës tokësore”, ka thënë gjenerali Lazareviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat