Vuçiq i kërkon BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare të reagojnë në hapat e Prishtinës, përfaqësuesit e Bundestagut ia rikujtojnë mos ndryshimin e kufijve

Lajme

Vuçiq i kërkon BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare të reagojnë në hapat e Prishtinës, përfaqësuesit e Bundestagut ia rikujtojnë mos ndryshimin e kufijve

Nga: F.B Më: 2 prill 2019 Në ora: 14:16
Pamje pas takimit

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u takua me deputetët e Bundestagut gjerman Peter Bajer dhe Kristian Shmit me të cilët ka biseduar për raportet bilateral, bashkëpunimin ekonomik dhe dialogun me Prishtinën, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Duke komentuar dialogun me Prishtinën, Vuçiq ka theksuar se “Serbia është e përkushtuar në dialog me qëllim arritjen e zgjidhjes së kompromisit, por prishtina ka bllokuar dialogun me vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe”.

"Prishtina nuk ka përmbush të vetminë kusht nga marrëveshja e Brukselit, formimin e asociacionit të komunave serbe. Kanë vendosur taksa kundër civilizuese ndaj mallrave të Serbisë dhe BiH dhe platformën për dialog që plotësisht pamundëson vazhdimin e dialogut", ka përfunduar Vuçiq duke shtuar se pret nga Gjermania, BE dhe bashkësia e gjerë ndërkombëtare të marrin me seriozitet hapat dhe të reagohet në mënyrë adekuate.

Vuçiq ka theksuar se "Serbia është një partner i besueshëm dhe përgjegjës, duke nënvizuar se raportet me Gjermaninë karakterizohen më bashkëpunim në të gjitha fushat.

Ai potencoi se Gjermania është partneri më i rëndësishëm ekonomike me Serbinë dhe investuesi më i madh në ekonominë serbe. "Në Serbi kanë afarizëm mbi 400 kompani me kapital gjerman, që punësojnë mbi 60 mijë punonjës", tha ai.

Gjatë takimit me deputetët gjerman, Vuçiq ka theksuar se anëtarësimi i Serbisë në BE është përcaktim strategjik dhe mbështetja gjermane është shumë me rëndësi në këtë proces.

Përfaqësuesit e Bundestagut gjerman ka theksuar se, "Gjermania angazhohet për gjetjen e mënyrës së intensifikimit të dialogut, ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik dhe mos ndryshim të kufijve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat