Han i përkujton Serbisë: Secili vend kandidat në fund të bisedimeve duhet 100 për qind të mbështes politikën e jashtme të BE-së

Lajme

Han i përkujton Serbisë: Secili vend kandidat në fund të bisedimeve duhet 100 për qind të mbështes politikën e jashtme të BE-së

Nga: F.B Më: 2 prill 2019 Në ora: 15:29
Komisari

Han i përkujton Serbisë: Secili vend kandidat në fund të bisedimeve duhet "100 për qind të mbështes politikën e jashtme të BE-së"

Komisari për zgjerim dhe bashkëngjitje Johanes Han pret që dialogu Beograd –Prishtinë të dal nga “qorrsokaku” (rruga pa krye) dhe të rezultoi me marrëveshje. Marrëveshja do të të jetë e definuar me qindra faqe” shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ai ka nënvizuar se shpreson vazhdimin e shpejtë të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

"Ka ndalim të dialogut dhe unë shpresoj se së shpejti mund të tejkalojmë gjendjen. Zgjidhja për këtë çështje dhe qëllimi i marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe obliguese edhe për shumë projekte regjionale që kërkojnë sqarime të raporteve të ardhshme” ka thënë Han.

"Nuk pres që marrëveshja e ardhshme mes Beogradit dhe Prishtinës të jetë më I vogël, me gjasë do të ketë qindra faqe. Cili do që të jetë rezultati ajo duhet të jetë e qëndrueshme, të kontribuoj në zhvillim të gjithë regjionit dhe mos të ndikoj në palën e tretë”, tha ai.

Johanes Han gjatë debatit për ardhmërinë e BE-së dhe politikën e zgjerimit në Këshillim e politikës së jashtme të parlamentit evropian ka përsëritur se “BE nuk do pranoj anëtarësimin e vendeve që kanë çështje të hapura bilateral dhe probleme.

Komisari evropian ka nënvizuar se krahas hapave “ mbrapa” në Ballkanin perëndimor ka një përparim të përgjithshëm në fushën e ekonomisë, sundimit të ligjit dhe pajtimit.

"Tash kur vjen tek problem , reagimi natyror është se ata q ëjanë përgjegjës marrin telefonin, bisedojnë dhe tentojnë të qetësojnë palët dhe situatën. Edhe kjo pak vite më parë ishte e pamundshme dhe vinte tek dhuna. Ky është një përparim I qartë", vlerësoi Han.

Ai theksoi se bazat dhe fokusi I politikës së zgjerimit të BE-së është përparimi në fushën e ekonomisë dhe sundimit të ligjit.

Në pyetjen lidhur me raportet e Serbisë si vend kandidat për anëtarësim dhe Rusisë Han tha se një nga pikat e bashkëngjitjes flet për atë se çdo partner në fund të bisedimeve duhet që " 100 për qind të mbështes politikën e jashtme të BE-së".

"Nëse nuk është ashtu nuk ka bashkëngjitje në BE", u përgjigj Han.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat