Vuçiq rreth qëndrimit të Gjermanisë për Kosovën: E di çka duan ata, ata e dinë çka duam ne...

Lajme

Vuçiq rreth qëndrimit të Gjermanisë për Kosovën: E di çka duan ata, ata e dinë çka duam ne...

Nga: F.B Më: 2 prill 2019 Në ora: 15:41
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar pas takimit me deputetët gjerman se “lidhur me çështjen e Kosovës janë në pozita të kundërta, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Ai ka theksuar se ndonëse janë në pozita të kundërta rreth çështjes së Kosovës, ai është i bindur se Gjermania pa dyshim dëshiron stabilitetin e regjionit dhe për ata është me rëndësi të kemi partner

Vuçiq ka potencuar se “Gjermania ka një politikë të fortë dhe të fuqishme”.

"Unë e di çka duan ata, ata e dinë çka duam ne. Nuk shoh në këtë moment se ka ndonjë mes, por unë jam I gatshëm që të dëgjoj njerëzit që janë të mençur dhe të cilët duan stabilitet në regjion ",tha Vuçiq.

Ai ka shtuar se është shumë me rëndësi që te kemi Gjermaninë partner dhe beson se bisedimet e sotme ishin me dobi të dy palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat