Vuçiq: Prishtinës nuk i intereson Gjermania dhe Evropa, por vetëm SHBA

Lajme

Vuçiq: Prishtinës nuk i intereson Gjermania dhe Evropa, por vetëm SHBA

Nga: F.B Më: 2 prill 2019 Në ora: 16:19
Aleksander Vuçiq

"Prishtina nuk do të heq taksat, derisa ShBA nuk kërkon mjaftueshëm fortë këtë”, ka vlerësuar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në Loznicë, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse pret ndryshim të sjelljes së Prishtinës në lidhje me taksat pas vizitës së deputetëve të Bundestagut gjerman, Vuçiq ka thënë se nuk pret këtë sepse “Prishtinës nuk I intereson Gjermania apo Evropa vetëm Amerika”.

"Derisa ata nuk thonë fortë, Prishtina nuk do të heq taksën “, sqaroi ai duke shtuar se me këtë ata në rrethin e brendshëm po bëjnë gara për trupin votues.

Mjafton ka shtuar Vuçiq që të dëgjohet ideologu i tyre, Enver Hoxha që ka thënë se Prishtina ka vendosur taksën që të dëmtoj Serbinë.

"Mendoni sikur ne të kishim vendos masa të tilla për dëmtimin e Kroacisë, BiH apo tjerëve. Do të na gjykonte e gjithë bota. Mendoni që unë të flas për Serbinë e Madhe, sikur Rama dhe të tjerët që flasin për Shqipërinë e Madhe – do të më varnin bukfalisht në Bruksel. Çdo gjë që neve nuk na lejohet, ju lejohet të tjerëve. Kjo flet për masat e ndryshme", nënvizoi Vuçiq

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat