Daçiq: Serbia nuk ka sovranitet në Kosovë që nga bombardimet, ndërsa Kosova nuk ka sovranitet në veri

Lajme

Daçiq: Serbia nuk ka sovranitet në Kosovë që nga bombardimet, ndërsa Kosova nuk ka sovranitet në veri

Nga: F.B Më: 3 prill 2019 Në ora: 13:16
Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka theksuar sot se “nuk lejon që askush të e kundërshtoj rreth Kosovës as edhe kur propozon zgjidhje që dikujt nuk i pëlqejnë, sepse për këtë ka të drejtë”, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Ai ka theksuar se “për Kosovën serbe ka bërë më shumë se të gjithë paraardhësit e tij gjatë historisë”. Ai përkujtoi kohën e pushtetit të Boris Tadiqit dhe Vuk Jeremiç, kur 80 vende e kanë njohur Kosovën, ndërsa gjatë pushtetit të tij 13 vende e kanë tërhequr njohjen.

“Nuk lejoj askënd të më kundërshtoj, qoftë edhe për propozimet që dikujt nuk i pëlqejnë, sepse kam bërë shumë më tepër se të gjithë paraardhësit e mijë” ka thënë ai.

Kur në Prishtinë ka një pushtet kriminal që akuzon veriun si seli të krimit, kjo do të thotë se atje mund të ketë incidente që nuk kanë të bëjnë me krim, kur them atë mendoj s dikujt mund të i bie ndërmend që atje të dërgoj ushtrinë ka thënë Daçiq.

Sipas tij as Serbia as Prishtina në atë pjesë nuk kanë sovranitet të plotë, Serbia nuk ka sovranitetin që nga bombardimet e NATO-së dhe marrëveshja e Kumanovës, ndërsa Prishtina nuk ka sovranitetin në veri të Kosovës.

"Qëllimi i tyre është që të zgjatet puna, të provojnë skenarin kroat dhe të bëjnë një “stuhi” të re të dëbojnë serbët nga veriu dhe të zgjerojnë sovranitetin. Vërejtja jonë ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe qytetarëve është se konflikti i ngrirë nuk mund të zgjasë përgjithmonë se është koncept i gabuar që mund të sjell sulme të atilla ", tha Daçiq.

As Kosovës nuk i shkon për shtat që 11 vjet pas shpalljes së pavarësisë nuk arriti të bëhet pjesë e asnjë organizate ndërkombëtare si OKB, OSBE, Interpol ndërsa në BE nuk figuron si shtet po si territor.

Nga ana tjetër Serbia punon që vendet që kanë njohur të tërheqin njohjet përkundër presionit që vjen nga ShBA.

"Situata tash ka ndryshuar sepse shumë vende kanë lënë hapur mundësinë e arritjes së kompromisit” ka thënë ai duke shtuar se për këtë shkak nuk pritet tërheqja e taksës nga Haradinaj.

Në këto rrethana është vështirë të thuhet kur do ketë vazhdim të dialogut, sepse nuk ka dialog pa heqjen e taksës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat