Drecun: Në veri veprojnë grupet kriminale të mafisë shqiptare!

Lajme

Drecun: Në veri veprojnë grupet kriminale të mafisë shqiptare!

Nga: F.B. Më: 3 prill 2019 Në ora: 17:36
Milovan Drecun

Kryetari i Këshillit për Kosovë të Kuvendit të Serbisë, Milovan Drecun në kumtesën e re të ambasadës britanike mendon se vazhdimisht tregohet gishti në veri se atje mbretëron anarkia dhe mungesa e ligjit, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Duke komentuar rekomandimin për mos udhëtim në veri të Kosovës, sipas Drecun kjo paraqet porosi politike që situate atje të tregohet negative dhe të arsyetohen aksionet e mundshme të Prishtinës në atë pjesë të krahinës përfshirë edhe dhunën

Sipas tij në Kosovë ka rrezik të sigurisë për shkak të pranisë së radikalëve islam, terroristëve dhe të kthyerve nga lufta në Siri, por bazat e tyre janë në jug të Ibrit.

Në këtë kontekst sipas tij është e kuptueshme vërejtja për rrezik nga terrorizmi dhe radikalizmi por e pa pranueshme teza se e keqja më e madhe vjen nga krimi i organizuar i grupeve në veri.

“Kënd e rrezikojnë? A mos i rrezikojnë shqiptarët në jug të Ibrit? Natyrisht jo se atje veprojnë grupet kriminale që punojnë në interes të mafisë shqiptare”, tha Drecun.

“Nëse kanë informacione duhet të na njoftojnë sepse destabilizimi është kërcënim për ekzistencën e serbëve në Kosovë”, tha Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat