Lista Serbe reagon në kumtesën e ambasadës britanike dhe pyet KFOR-in:" Prej nga ushtarët e Shqipërisë në veri të Kosovës?"

Lajme

Lista Serbe reagon në kumtesën e ambasadës britanike dhe pyet KFOR-in:" Prej nga ushtarët e Shqipërisë në veri të Kosovës?"

Nga: F. B. Më: 4 prill 2019 Në ora: 21:12
Foto

Lista Serbe ka pyetur komandantin e KFOR-it “prej nga ushtarët e Shqipërisë në rrugët e qyteteve serbe në veri, kur dihet se ushtria e Shqipërisë nuk është pjesë e misionit të KFOR-it”, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Në një kumtesë të Listës Serbe thuhet se : po vazhdon seria e ngjarjeve të çuditshme në veri të Kosovës pas vërejtjes së ambasadës britanike në Prishtinë, që kanë ngjallur shqetësim të popullit serb dhe po ashtu ka pyetur komandantin e KFOR-it a posedon me informata rreth incidenteve në veri të krahinës.

"Shkrimi I grafit-ëve me zmadhimin e të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe dhe UÇK, provokimi I shëtitjes së pjesëtarëve të ushtrisë së Shqipërisë midis qendrës së Mitrovicës veri, tek qytetarët ka ngjallur shqetësim posaçërisht pas kumtesës së ambasadës së Britanisë së Madhe që manifeston raportet stereotipe të sigmatizimit të 50 mijë serbëve në veri të Kosovës ", thuhet në kumtesën e Listës Serbe.

Lista serbe thotë se për shkak të kësaj që u tha, publikisht pyesin komandantin e KFOR-it a posedon informata për incidente eventuale në veri të Kosovës, në çka tërheqin vërejtjen Gjermania dhe Britania, por edhe "prej nga ushtarët e Shqipërisë në rrugët e qyteteve serbe bë veri, kur dihet se ushtria e Shqipërisë nuk është pjesë e misionit të KFOR-ir ".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat