Media serbe: Beteja për dominim në Evropë vendoset në Kosovë

Lajme

Media serbe: Beteja për dominim në Evropë vendoset në Kosovë

Më: 5 prill 2019 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Beteja për fuqi mbi Evropën zhvillohet mes Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kurse thyerja mund të bëhet në Kosovë, shkruan sot e përditshmja serbe “Blic”.

Gazeta konstaton se dy fuqitë e mëdha kanë qëndrime diametralisht të kundërta në zgjidhjen e problemeve në Kosovë.

Për Gjermaninë, Kosova është shtet i pavarur dhe nuk ka diskutim të mëtutjeshëm për korigjimin e kufijve, mesazh ky i dërguar tek presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nga dy deputëtet e Bundestagut, Peter Bauer dhe Christian Schmidt.

Deri tani, çdo lloj propozimi nga kancelarja gjermane Angela Merkel, SHBA-të e kanë hedhur poshtë, dhe ngjashëm ka ndodhur nga krahu i kundërt. Pikërisht për këtë arsye, shkruan “Blic”, dy fuqitë botërore luftojnë për dominim në këtë pjesë të Evropës dhe të dyja japin propozimet e tyre për një marrëveshje të mundshme.

“Derisa Gjermania është strikte, Amerika do ta mbështeste edhe ndonjë zgjidhje të re. Për Uashingtonin shkëmbimi i territoreve mund të jetë ideal”, ka thënë një burim i “Blic”.

Burime nga qarqet diplomatike në Berlin thonë se SHBA-të nuk kanë bërë maksimumin në mënyrë që Prishtina ta heq taksën ndaj mallrave serbe.

Po ashtu, SHBA dëshirojnë ttë diskutojnë për çështjen e taksës ndaj mallrave serbe në një periudhë më të përshtatshme.

Marrë parasysh përfundimin e punëve në Parlamentin Evropian më 16 prill, “Blic” shkruan se kanë mbetur edhe 11 ditë për arritjen e një marrëveshjeje e që është vështirë e besueshme se mund të ndodh. Nëse deri atëherë arrihet një kompromis, deri në fund të pranverës do të jetë një hapësirë boshe dhe rasti duhet të presë administratën e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat