Si do t’i qasej Kosovës opozita serbe po të vijë në pushtet – e tregon Jeremiç

Lajme

Si do t’i qasej Kosovës opozita serbe po të vijë në pushtet – e tregon Jeremiç

Më: 5 prill 2019 Në ora: 10:26
Jeremiç

Udhëheqës të komprometuar, në garë për nacionalizëm me pushtetin aktual, me qëndrim negativ ndaj BE-së dhe qëndrim të papranueshëm ndaj Kosovës – këto janë disa nga kritikat për opozitën serbe, e cila tash e disa muaj, me protesta javore, e kërkon dorëheqjen e pushtetit të Aleksandar Vucicit në Serbi.

Vuk Jeremic, kryetar i Partisë popullore të Serbisë, në një intervistë për javoren serbe “Vreme”, ka paraqitur qëndrimet e tij rreth qasjes që kanë ndaj temës së Kosovës.

Sipas tij, Vucic nga viti 2012 përmbush premtimin e dhënë një pjese të bashkësisë ndërkombëtare se problemi i Kosovës do të zgjidhet në pajtim me pritjet e tyre.

“Prandaj tash për tash do të ishte navie të besohet se ata janë të gatshëm që Vucicin ta lëshojnë poshtë ujit sepse ka mbetur vetëm ta marrin pëlqimin e tij për ta vënë nënshkrimin në marrëveshjen ligjërisht të obligueshme, sipas të cilës Serbia pakthyeshëm do të hiqte dorë nga një pjesë e territorit yë saj, ndërsa Kosova në tërësi dhe pakthyeshëm di të afirmohej në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Jeremic.

Jeremic ka shtuar se, sipas tij, do të ishte shumë e rrezikshme të bihet në kurthin e tentimit që të arrihet simpati e mëtejme ndërkombëtare me dhënien e dofarë premtimesh të huajve se pushteti i ri do të ishte i gatshëm të bëjë atë që Vucici nuk mundet apo nuk guxon në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Dhënia e premtimeve, sidomos fuqive të mëdha, sipas tij mund të ketë pasoja të paparashikueshme.

“I pëlqeu apo s’i pëlqeu kujt, ndonëse protestat qytetare nuk janë të inspiruara kryesisht nga rezistenca ndaj politikës së Vucicit për Kosovën, rreth Kosovës në të vërtetë gjërat do të thyhen në masë të madhe. Prandaj duhet të jemi shumë të kujdeshëm e të përgjegjshëm”, ka thëhë Jermic.

I pyetur për mendimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë (GjND) se shqiptarët nuk e kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, Jeremic është përgjigjur se deklarata e ‘organeve të përkohshme’ të Kosovës me të cilën është shpallur pavarësia e Kosovës është identike ‘me nënshkrimin në salvetë se ndërtesa në të cilën po rrimë është territor i një shteti të pavarur”. Sipas tij, me këtë nuk do të shkelej e drejta ndërkonbëtare, por “edhe më tej do të ishim në territorin e Republikës së Serbisë”.

Sipas Jeremicit, Ministria e punëve të jashtme (e Serbisë) ka nënvizuar se sa i përket statusit të territorit të Kosovës, çdo vendim për ndryshimin e tij mund ta sjellë ekskluzivisht Këshilli i sigurimit i OKB-së.

“Kjo sigurisht është atuja më e madhe, të cilën në duar e tij e ka dikush i cili në emër të Beogradit negocion apo do të negociojë në të ardhmen”, ka thënë Jeremic, transmeton “Danas”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat