Arrest shtëpiak për të dyshuarit për trafikim të qelizave njerëzore

Lajme

Arrest shtëpiak për të dyshuarit për trafikim të qelizave njerëzore

Më: 5 prill 2019 Në ora: 11:59
Ilustrim

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve V.K, A.K, I.ZH, dhe S.M iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç.

“Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari” si person juridik, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Transplantim i kundërligjshëm dhe trafikimi i organeve dhe qelizave njerëzore nga neni 265 par. 5, par. 6 dhe par. 7 lidhur me nenin 31 të KPRK-së lidhur me nenin 40 par. 1 të KPRK-së, ashtu që në bashkëpunim dhe në vazhdimësi me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, pa autorizim, pa arsye mjekësore dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm në Kosovë – Ligjin për Transplantimin e Indeve dhe Qelizave Njerëzore, Ligji për Shëndetin riprodhues dhe Ligji për shëndetësi kanë bërë shitblerjen e organeve dhe qelizave vezore”, thuhet në vendimin e Gjykatës themelore.

Gjykata ka konstatuar se nuk ekzistojnë baza tjera të veçanta në të cilat është thirrur Prokuroria me rastin e përpilimit të kërkesës për caktim të paraburgimit dhe atë pika 1.2.1 të KPPK-së, meqenëse të pandehurve iu dihet identiteti, vendbanimi, janë familjarë dhe nuk ka asnjë rrezik të ikjes së tyre, pra nuk përmbushet kushti nga 183 par.1 nënpar. 1.1. dhe 1.2. lidhur me nenin 187 par.1.2.1 të KPPK-së.  

Prandaj Gjykata ka ardhur në përfundim se masa e arrestit shtëpiak është masë e mjaftueshme dhe adekuate për sigurimin e prezencës të të pandehurve pranë organeve të Prokurorisë dhe Gjykatës në këtë fazë të procedurës penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat