Skandal: Ndërpritet fjalimi i përfaqësuesit të ICK-së në Beograd, ‘Kosova nuk mund të quhet shtet’

Lajme

Skandal: Ndërpritet fjalimi i përfaqësuesit të ICK-së në Beograd, ‘Kosova nuk mund të quhet shtet’

Më: 5 prill 2019 Në ora: 15:37
Pamje e shkeputur nga video

Një incident ka ndodhur sot në Samitin Dixhital të vendeve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Beograd.

Gjatë prezantimit të përfaqësuesit nga ICK (Inovation Center Kosovo) Shpend Lila, një femër nga publiku ka ndërprerë dy herë fjalimin e Lilës.

Një pranverë si kjo – me Dacia Crossover për vetëm 108 euro në muaj

Media merr vesh, se ndërprerja e fjalimit ka ardhur në momentin kur është përmendur emri, Kosovë.

“Sipas Rezolutës së Kombeve të Bashkuara 1244, është absolutisht e papranueshme që të keqpërdoret ky takim dhe afirmohet pavarësia e njëanshme e të ashtuquajturës shtet i Kosovës, me ç’rast po shkelet marrëveshje për përfaqësimin dhe bashkëpunim rajonal të arritur në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, dëgjohet të ketë thënë një femër në gjuhën serbe.

Ndryshe për incidentin në Beograd ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se Serbia, loboi sërish kundër shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.

Ministri i MPJ-së, Pacolli ftoi Bashkimin Evropian që ta disiplinoj Serbinë, përndryshe Kosova në të ardhmen nuk do të marr pjesë në konferenca të këtij lloji./telegrafi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat