Shqiptari vendos flamurin kuq e zi në automjetin e tij, midis Beogradit

Lajme

Shqiptari vendos flamurin kuq e zi në automjetin e tij, midis Beogradit

Nga: F.B Më: 5 prill 2019 Në ora: 17:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gazeta “Kurir” ka postuar sot një fotografi të nxjerr nga rrjetet sociale, ku shihet një automjet i tipit BMW me targën “Bisha” dhe të vendosur në te flamurin kuq e zi, transmeton “Bota Sot”.

Në tekstin e kësaj gazet thuhet se një shqiptar i panjohur ka publikuar një fotografi të automjetit të tij para “Pallatit Serbia” në Beograd ku kishte vendosur flamurin shqiptarë.

Image

Me këtë me gjasë ka dashur të provokoj serbët dhe atë midis kryeqytetit të tyre, shkruan gazeta.

Shumë persona ia kanë parë të madhe që këtë “vepër trimërie” e ka kryer në mesnatë dhe pastaj ia “ka mbath” nga vendi i krimit.

Fotografisë i janë bërë shumë komente, duke shtruar pyetje kush na qenka ky far “trimi”, ndërsa më pas nga gazeta kanë hulumtuar dhe kanë bërë një foto-montazh ku kanë vendosur prapa automjetit një gomar, dhe duke nënvizuar se është gjetur pronari i automjetit që ka kryer veprën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat