Vuçiq kërcënon pas pranisë së oficerëve shqiptarë në veri: Nëse KFOR nuk kryen punën e saj, ka kush e kryen

Lajme

Vuçiq kërcënon pas pranisë së oficerëve shqiptarë në veri: Nëse KFOR nuk kryen punën e saj, ka kush e kryen

Nga: F.B Më: 5 prill 2019 Në ora: 17:59
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në pyetjen lidhur me praninë e oficerëve shqiptar në veri të Kosovës, ka theksuar se “ kjo është e menduar dhe planifikuar me qëllim të frikësimit dhe provokimit të serbëve dhe Serbisë”

“Pikërisht duhet të jetë e qartë dhe e padiskutueshme shenja e NATO-së përkatësisht KFOR-it dhe duhet të kenë kujdes me këto gjëra. Nëse veç prezantoni ushtarët shqiptarë si pjesë e NATO-së, dërgoni të shohin vendet si Xërxa dhe Gjakova dhe mos i sillni në veri të Mitrovicës” – ka thënë Vuçiq.

Duke e quajtur këtë që ndodhi dje provokim, Vuçiq ka shtuar se –“ është logjike se ajo ka sjell shqetësim mes qytetarëve. E gjitha është planifikuar edhe menduar me qëllim frikësimin e serbëve, por nuk do ketë pasoja dhe njerëzit nuk duhet të brengosen. Nëse KFOR nuk mund të kryej punën e vetë, ka kush mundet” – tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat