Reporters sans frontières nga Brukseli: Presim nga Kosova të dënojë kriminelët që vranë gazetarët shqiptarë

Lajme

Reporters sans frontières nga Brukseli: Presim nga Kosova të dënojë kriminelët që vranë gazetarët shqiptarë

Më: 5 prill 2019 Në ora: 18:34
Vrasjet politike

Bruksel, 5 prill -Sot eshte raportuar ne mediat boterore se ne Beograd sot jane denuar me nga 30 vjet burg pjesetarëve te UDB që vranë gazetarin gjatë bombardimeve te NATO-s. Repoters sans Frontieres përshëndet.  Ish-anëtarë të inteligjencës (UDB) janë burgosur me 20 deri dhe 30 vjet për vrasjen e gazetarit Slavko Curuvija hjate bpm barimeve te NATO-s në vitin 1999. Keto denime te vrasjeve te gazaterit jane pershëndetur nga organiazat nderkombëtare te mediave, ne redhe te pare nga Reportres sans Frontieres, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Reporters sans frontières: Policia vendore dhe Eulex të mos mbyllin sytë para kriminelëve, por të arrestojnë vrasësit e gazetarëve në Kosovë!

Mesohet se Radomir Markovic tashmë po vuan një dënim prej 40 vjet burg për tentim vrasje të një liderit të opozitës në 1999. Millan Radonjiq, ish-shefi inteligjencës në Beograd, u dënua me 30 vjet burg, Ratko Romiq ka dënuar atë me 20 vjet burg. I pandehuri i katërt, Miroslav Kurak, një ish agjent i zbulimit i cili është në arrati dhe i nënshtrohet një urdhër arresti ndërkombëtar, u dënua në mungesë me 20 vjet burg.
“Reporters sans frontières mirëpret këtë vendim simbolik i cili reflekton angazhimin e fuqishëm të autoriteteve serbe për të respektuar sundimin e ligjit dhe luftën kundër mosndëshkimit,” tha Pauline Adës-Mevel, kreu i zonës së BE-së -Balkanët në RSF.

“Reporters sans frontières mirëpret këtë vendim simbolik i cili reflekton angazhimin e fuqishëm të autoriteteve serbe për të respektuar sundimin e ligjit dhe luftën kundër mosndëshkimit,” tha Pauline Adës-Mevel, kreu i zonës së BE-së -Balkanët në RSF.
“Drejtësia megjithatë duhet të vazhdojë përpjekjet e saj dhe të dënojë të gjithë ata që përfshihen, përfshirë edhe sponsorimin e vrasjes së Slavko Curujiva”, shtoi Adës-Mevel.
Reporters sans Frontieres permes agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” kane shprehu satisfaksion qe Serbia po denon vrasesit (UDB) e gazetareve. Tash presim nga Kosova te denoje kriminelet qe vrane gazetaret shqiptare, thone zyrtaret e Reporters sans Frontieres nga Brukseli

Sipas zyrtareve te IFJ dhe Reporters sans Frontieres në Kosovën e pas luftës ka pasur mbi 200 kërcënime dhe 4 gazetarë të vrarë, kryesisht të gazetës “Bota Sot” (Enver Maloku, Xhamajl Mustafa, Bekim Kastrati dhe Bradhyl Ajeti) por sot e kësaj dite përveç deklaratave “të ashpra” askush nuk është arrestuar për këto akte kriminale.

Zyrtarët e IFJ, Reporters sans Fronitieres dhe AJASE në Bruksel janë të shqetësuar për heshtjen dhe shprehin habinë se si RTK tashme e njohur si një TV i Hashim Thaçit si dhe shoqatat e gazetarëve në Kosovë kanë reaguar shpesh për kërcënime të gazetarëve, fyerje apo tentim-vrasje, por jo edhe për atentatet, vrasjet e tyre?!

Këtë e dëshmojnë edhe përfaqësuesit e këtyre organizatave ndërkombëtare ne Bruksel, të cilët kanë konfirmuar se për këto vrasje, asnjë reagim e asnjë letër nuk kanë marrë nga Kosova?! Se është kjo nga frika apo dijnë më shumë, ja se çfarë thonë ato më poshtë në reagimet e këtyre asociacioneve botërore, njofton agjencia me lajmeve “Presheva jonë” nga Brukseli.

 

Brukseli: Mos arrestimi i vrasësve të gazetarëve në Kosovë nga policia, frikë nga mafia janë të korruptuar apo solidarizim me kriminelët!

“Për IFJ në Bruksel shqetësuese mbetet liria e shtypit në Kosovë, sidomos vrasjet dhe kërcnimet e vazhdueshme të gazetarëve, çka policia vendore dhe EULEX-i duhet të bëjë më shumë, të identifikojë autorët dhe të jap dënimin e merituar. Ndryshe, mos arrestimi i tyre mund të kuptohet frikë nga mafia, janë të korruptuar ose solidarizohen me kriminelët që do të inkurajonte, trimëronte kërcënuesit dhe vrasësit e tjerë në rajon”, kështu ka thënë shefi i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IF) Evropën me seli në Bruksel, Ernest Sagaga.

Sipas drejtueses së IFJ dhe repoerters sans fronitieres mediat në Ballkan duhet t’i përmbahen kodeve dhe antologjise së gazetarisë profesionale sipas standardeve evropiane, në të kundërtën dëshmon se në disa media mungon jo vetëm e profesionalizmi, por se në ato vende ndihet edhe mungesa e funksionimit të shtetit juridik , institucioneve demokaratike. Sikur të mos ishte kështu sigurisht as Kosova e as Serbia nuk do të radhiteshin në vendet e fundit të listave të vendeve botërore mbi situatën e mediave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat