Ish-deputeti i PDK-së humb një familjar

Lajme

Ish-deputeti i PDK-së humb një familjar

Nga: A.ZH Më: 5 prill 2019 Në ora: 22:57
PDK

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ferat Shala, ka humbur sot një familjar.

Ai ka treguar se sot në moshën 82 vjeçare ka ndërruar jetë axha i tij Beqir Shala, përcjell Bota sot.

Beqir Shala ishte babai i dëshmorit Hasan Shala dhe mbështetës e përkrahës i lëvizjes çlirimtare.

Image
Ferat dhe Beqir Shala

Postimi i Ferat Shalës:

Të nderuar familjarë, miq, kolegë e dashamirës!

Me pikëllim të thellë ju njoftoj se sot në moshën 82 vjeçare ka ndërruar jetë axha im Beqir Shala. Mixha Beqë babai i dëshmorit Hasan Shala, ishte mbështetës dhe përkrahës i lëvizjes çlirimtare dhe burrë i urtë e i dashur për të gjithë.

Për mua ishte më tepër se një axhë, ishte krahu im i djathtë për shumë çështje e organizime.

Lamtumirë mixha Beqë, kujtimi për ty do mbetet përherë i gjallë mes nesh përmes fjalëve, urtësisë dhe punëve të mira që i le pas vetes.

Varrimi bëhet nesër (06.04.2019) prej orës 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat