Policia serbe arreston tre të rinj në Bujanoc

Lajme

Policia serbe arreston tre të rinj në Bujanoc

Më: 5 prill 2019 Në ora: 23:43
Foto ilustrim

Kohëve të fundit është shtuar numri i “mysafirëve” të pa ftuar në shtëpitë në Luginën e Preshevës, sidomos në ato pa njerëz. Me shtimin e papunësisë, duket se po shtohet edhe numri i hajdutëve dhe i krimit në Luginën e Preshevës. Por edhe policia nuk rrinë durakryq dhe janë mjaft aktiv, të cilët po ashtu janë “mysafirë” të shpeshtë të hajnave të cilëve ju trokasin në dyer për t’i arrestuar, shkruan “Presheva jonë”.

Jane arrestuar tre të rinj në Bujanoc, me dyshimin se kishin penguar shtëpinë dhe kishin hequr disa mobile dhe pajisje shtëpiake, tha PU në Vranjë.

Të rinjtë S.I. (22), F.I. (27) dhe D.S.S. (27) dyshohen se gjatë muajit mars, duke përdorur mungesën e pronarit, hynë në shtëpinë pa njerëz dhe morën biçikleta, llambadar, enët dhe gjësendet e tjera shtëpiake.

Policia gjeti pjesën më të madhe të sendeve të vjedhura, të cilat do t’i kthehen pronarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat