Njihuni me qytetin ku nuk ka papunësi, qeraja e shtëpisë është 15 euro

Lajme

Njihuni me qytetin ku nuk ka papunësi, qeraja e shtëpisë është 15 euro

Më: 6 prill 2019 Në ora: 06:35
Ilustrim

Shumë vende të botës vuajnë papunësinë, ku më shumë e ku më pak.

Por në një vend ky fenomen nuk ekziston fare.

Në qytetin Marinaleda, në zemër të Andaluzisë, të gjithë banorët kanë një punë, kjo falë iniciativës së kryebashkiakut.

Bëhet fjalë për një komunitet të vogël rural, ku nuk ekziston kriza ekonomike dhe mbi të gjitha papunësia.

Inicitativa është vënë në jetë falë qytetarit të parë të këtij vendi të vogël, i quajtur Juan Manuel Sànchez Gordillo, i cili ka çuar përpara një politikë ekonomike dhe sociale, bazuar në një moto: jo më konkurencë, vetëm bashkëpunim.

Kështu, banorët e këtij vendi, të cilët janë rreth 2.500 në numër, u ftuan të punojnë në agrokulturë.

Rreth 70%  e banorëve kultivojnë tokën dhe 30 % e tyre janë të impenjuar në aktivitete të vogla tregtare apo institucione.

Si rrjedhojë, edhe kostoja e jetesës është ndarë në mënyrë proporcionale, duke patur parasysh faktin se për të ndërtuar një shtëpi prej 90 metrasah katrorë, banorët duhet të investojnë një kapar prej vetëm 15 eurosh, pa patur nevojë të marrin kredi nga banka, apo borxh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat