Përsëri protesta në Serbi, përmendet Kosova dhe vrasja e Ivanoviqit

Lajme

Përsëri protesta në Serbi, përmendet Kosova dhe vrasja e Ivanoviqit

Më: 6 prill 2019 Në ora: 19:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq po vazhdon të përballet me protesta nga populli i tij.

Edhe këtë të shtunë protestuesit janë mbledhur tani para Qeverisë serbe duke kërkuar dorëheqjen e Vuçiq.

Ata në këtë tubim nuk e kanë lënë pa përmendur as Kosovën.

Protestuesit kanë kërkuar drejtësi për vrasjen e ish-liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq.

Në duart e tyre ata mbanin fotografinë e Ivanoviq, me mbishkrimin “ne do ta zbulojmë kush e urdhëroi vrasjen”.

Marshi i sotëm i protestueve pritet të fillojë nga televizioni serb, “Pink”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat