Pas Fondit të 3%, kërkohet të hetohet edhe Vendlindja Thërret dhe disa të tjera

Lajme

Pas Fondit të 3%, kërkohet të hetohet edhe Vendlindja Thërret dhe disa të tjera

Nga: N.Sh Më: 7 prill 2019 Në ora: 15:29
Ilustrim

Opinionisti dhe njohësi i çështjeve politike, Sefedin Krasniqi  ka kërkuar që të hetohen edhe disa fonde pas Fondit të 3%.

Ai përmes një shkrimi ën Facebook, thotë se, duhej të hetohen edhe Fondi vendlindja thërret, Fondi i Emergjencës, dhe ai i Achenit.

Lexojeni postimin e plotë:

Hetimi i fondeve

Këto ditë, papritmas, u aktivizua padia për hetimnin e Fondit të 3%! Më se dy vite dikush e paska fshehur, duke pritur si duket vdekjen e Bukoshit dhe te Mustafës!

Unë pajtohem, si individ dhe pagues i rregullt, nëpërmes UBS-it, por a duhet të hetohet vetëm Fondi i 3%!?

Sikur të kisha fuqi do ta detyroja Prokurorinë e KS t'i hetojë edhe këto fonde:

1. Fondin "Vendlindja thërret"

2. Fondin e Emergjencës (kryetar ne Zvicër ka qenë Gani Syla, ne KS Selatin Novosella, në Gjermani nuk di...).

3. Fondin e Achenit (kryetar ka qenë Hafiz Gagica, nëse nuk gaboj)

Ka pasur edhe fonde tjera, por një i hapur në vetën e vitit 1998, nga një USHTARAK i lartë në hierarkinë FARK-ut, është me rëndesi të veçante!

LDK (Diasporë) duhet t'iu kërkojë falje të gjithë atyre "tradhtarëve" qe nuk e paguanin 3%!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat