Zyra (e Serbisë) për Kosovën dënon thyerjen e kishës dhe shtëpisë së të kthyerit

Lajme

Zyra (e Serbisë) për Kosovën dënon thyerjen e kishës dhe shtëpisë së të kthyerit

Më: 7 prill 2019 Në ora: 18:57
Marko Gjuriq

Zyra e ashtuquajtur për Kosovën e Qeverisë së Serbisë ka vlerësuar se “sulmi vandal” në kishën e Shën Premtës në Suhodoll dhe plaçkitja në fshatin Brestovik afër Pejës, në të cilin jetojnë serbët të kthyer, “është edhe një dëshmi se institucioneve në Prishtinë nuk u intereson t’i mbrojnë serbët dhe reliket e tyre”.

Zyra me këtë rast ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare të reagojë.

Në kumtesë përkujtohet se sipas të dhënave të State Departmentit amerikan vitin e kaluar ka pasur mbi 100 sulme, dhe porosit se “shteti i Serbisë do të dije t’i mbrojë qytetarët në Kosovë dhe do të vazhdojë të kujdeset për mirëqenien ekonomike, qëndrimin dhe mbijetesën e serbëve në vatrat shekullore”, transmeton “Danas”.

Të përkujtojmë se dje, drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Çalaj ka thënë se shumicën e sulmeve ndaj serbëve në Kosovë i kanë bërë serbët dhe se jo të gjitha veprat penale ndaj serbëve janë të motivuara etnikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat