Fabrici: Nuk ka stabilitet të përhershëm në regjion pa marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës - Bota Sot
Fabrici: Nuk ka stabilitet të përhershëm në regjion pa marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës

Lajme

Fabrici: Nuk ka stabilitet të përhershëm në regjion pa marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës

Nga: F.B Më: 7 prill 2019 Në ora: 21:38
Sem Fabrici

Shefi i delegacionit të BE në Serbi Sem Fabrici ka ftuar palët në normalizim konstruktiv të raporteve. Thërrasim të dy palët që të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse obliguese me qëllim që të përparojnë në rrugët e tyre evropiane, shkruan “Telegraf” transmeton “Bota Sot”.

Fabrici ka përsëritur se pa një marrëveshje gjithëpërfshirëse normalizuese të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës në vepër nën ndërmjetësimin e BE-së nuk mund të ketë stabilitet në regjion.

Këtë deklaratë e bëri në rrjetin social Twitter, ku ftoj palët në dialog për normalizimin e raporteve.

“Ftojmë Kosovën dhe Serbinë që në mënyrë konstruktive dhe përmes normalizimit të raporteve me marrëveshjen gjithëpërfshirëse obliguese të hapin rrugën e përparimit në rrugët e tyre evropiane”, shkruan Fabrici.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...