Ponosh i reagon ashpër Vulinit: Ai nuk i dinë kufijtë e Serbisë, ato mësohen në shkollën fillore

Lajme

Ponosh i reagon ashpër Vulinit: Ai nuk i dinë kufijtë e Serbisë, ato mësohen në shkollën fillore

Nga: F.B. Më: 8 prill 2019 Në ora: 09:33
Aleksander Vulin

Nën kryetari Ii Partisë popullore të Serbisë, Zdravko Ponosh ka reaguar në deklaratën e ministrit të mbrojtjes Aleksandar Vulin rreth caktimit të kufijve dhe mbrojtjes së tyre, duke thënë se “vetë Vulin e ka pranuar se nuk i di kufijtë e Serbisë, shkruan “Danas”, transmeton “Bota sot”.

Në një kumtesë të këtij subjekti thuhet se Vulin ka dëshmuar vetë se angazhohet për caktimin e kufijve me Kosovën, sepse shteti kur të dihen kufijt do të i mbroj ata.

“Çka të thotë njeriu – Vulin si do të mbrosh kufirin e vendit, ndërsa nuk e di kufirin, kjo mësohet në shkollën fillore. Vulin jo vetëm se është vonuar  25 vjet në kryerjen e shërbimit ushtarak, po 40 vjet është vonuar të mësoj kufijtë shtetit të vetë. Rreth shkeljes së kushtetutës së Serbisë të mos flasim”, ka thënë Ponosh që ishte krye shefi gjeneral shtabit të ushtrisë së Serbisë.

Ponosh ka thënë se për shtetin dhe tokën duhet me pas llogari që të arrihen fryte dhe duhet luftuar barërat e këqija, derrat e egër, vërshimet dhe shkurret, duke shtuar se shumë gjenerata në 200 vitet e fundit janë kujdes të rregullojnë Serbinë të jetë e frytshme e bereqetshme dhe të ju jap qytetarëve siguri dhe kushte e raporte normale për jetë.

“Në shtatë vitet e fundit kemi një pushtet që ka bashkuara të këqijat si barëra të këqija, derra të egër dhe vërshime që janë bërë bashkë. Vështirë pas gjithë kësaj të vendoset përsëri rendi dhe të ndahet barërat nga toka që kultivojmë”, tha Ponosh.

Sipas tij “përparimtarët” para 7 viteve erdhën në pushtet “të padijshëm edhe paarsimuar”, dhe edhe pas 7 viteve nuk arritën të ndryshojnë janë bërë më bajat.

“Sot në Serbi shërimi, arsimi dhe siguria janë luks. Nuk kërkojmë më shumë vetëm që kjo mos të bëjë luks. Të kemi mundësi njëherë në 6 muaj të shkojmë te stomatologu, kontroll mjekësore, të kemi arsim kualitativ dhe të jemi të sigurt në rrugë”, tha Ponosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat