Pyetja që ndezi Ibrahim Kelmendin si aeroplan bombardues!

Lajme

Pyetja që ndezi Ibrahim Kelmendin si aeroplan bombardues!

Nga: N.Sh Më: 8 prill 2019 Në ora: 11:16
Ibrahim Kelmendi

Opinionisti Sefedin Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj disa analistëve, shoqatave të dala nga lufta, të burgosurve politikë, dhe LDK-së, pas publikimit të intervistës së Sali Rexhaj në gazetën “Bota sot”, i cili ka treguar me emra përpiluesit e listave për vrasjen e shqiptarëve.

Krasniqi, thotë se Rexhaj brenda javës ka denoncuar dy herë me emër e mbiemër duke bërë me gisht nga njerëzit që ishin marrë me këtë veprimtari kriminale.

Sipas tij, askush nuk reagoj pas këtyre akuzave, ndërsa thotë se Ibrahim Kelmendin e ka pyetur se çka mendon për këto akuza të Sali Rexhajt, por ai është ndezur si një aeroplan bombardues.

“Të vetmit që ia bëra një pyetje ishte Ibrahim Kelmendi. Çfarë mendon për pohimet e « dajës Sali », - i thash ? Papritmas, u ndez (parakohshëm) sikur t’ia kisha mbushur gjakun me kerozen aeroplanësh bombardues! Pra, askush asnjë fjalë”, shkruan Kraniqi, transmeton gazeta “Bota sot”.

Lexojeni postimin e plotë:

Në vend të alarmit, heshtje varri

20 e më shumë vite kanë kaluar nga vrasja e parë politike. Janë thënë akuza e kundër-akuza, shpifje e demantime... Jo, ky apo këta, i përpilonin listat për vrasjen e shqiptarëve ; para, gjatë apo pas luftës. Sa herë e vranin dikë, pasonte arsyetimi ; «Serbia po vret» apo «Si nuk ju shkon mendja te UDB»!

Për shtatë ditë, dy herë, Salih Rexhaj denoncoi me emër e mbiemër dhe bëri me gisht kah njerëzit që ishin marrë me këtë veprimtari kriminale! Të gjithë emra të njohur.

Sot vendosa, të shikoj llogaritë e shumë debatuesëve në FB: Liri Loshi, Xhemal Ahmeti, Nexhat Haziri, Sinan Kastrati, Naser Aliu, Bajram Kabashi, Lulëzim Krasniqi-Arbanasi… Asnjë fjalë ! Madje as analistët e famshëm.

Të vetmit që ia bëra një pyetje ishte Ibrahim Kelmendi. Cfarë mendon për pohimet e «dajes Sali», - i thash ? Papritmas, u ndez (parakohshëm) sikur t’ia kisha mbushur gjakun me kerozen aeroplanësh bombardues! Pra, askush asnjë fjalë. Asnjë emision në TV, asnjë shkrim në gazeta ditore apo revista, asnjë deklaratë nga politikanët, asnjë fjalë nga shoqatat e dalura nga lufta, të cilat bëjnë aq zhurmë për gjithçka. Asnjë fjalë nga të burgosurit politik, të cilëve me krenari ua kemi mbajtur nëpër mure portretet !

Sidomos, asnjë fjalë nga LDK e cila aq shpesh e me gjëmë ankohet (sa herë vijnë zgjedhjet).

Edhe më trishtuese më duket heshtja e familjerëve që i humbën më të dashurit dhe ua shpallën tradhtarë! Pra, ende, asnjë fjalë nga familjet e të vrarëve.

Pas pohimeve të Salih Rexhes, ose Prokuroria e Kosoves duhet t’i « vizitojë » të apostrofuarit e gjallë ose ta marrë në pyetje Salih Rexhen për ta verifikuar ku qëndron e vërteta.

Në këtë gjendje, në vend të ngushëllimit, më vjen të them : Gëzuar kriminelë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat