Obradoviq paralajmëron: Fletëparaqitje penale kundër Vulinit për deklaratën e përcaktimit të kufijve

Lajme

Obradoviq paralajmëron: Fletëparaqitje penale kundër Vulinit për deklaratën e përcaktimit të kufijve

Nga: F.B. Më: 8 prill 2019 Në ora: 11:17
Boshko Obradoviq

Kryetari i Lëvizjes, Dveri Boshko Obradoviq ka theksuar se sot do të paraqes fletëparaqitje penale kundër ministrit të mbrojtjes së Serbisë, për shkak të deklaratës se angazhohet për përcaktim kufiri me shqiptarët e Kosovës, sepse me këtë ka dëshmuar se nuk pranon kufijtë dhe shkel kodin penal, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

"Nëse ministri Vulin nuk di ku janë kufijtë e shtetit të Serbisë, le të përsëris orët e gjeografisë, sepse ndoshta i ka lëshuar, ashtu si ka lëshuar edhe shërbimin ushtarak dhe le të lexoj Kushtetutën e Serbisë, që është i obliguar ta mbroj si ministër e këtij vendi", ka thënë Obradoviq.

Obradoviq e ka trajtuar si skandaloz qëndrimin e Vulinit sepse “pikërisht ai si ministër i ushtrisë është i obliguar të mbroj Serbinë dhe në vend se të shqetësohet për sigurinë e saj, ai deklaron diçka që është hyje në tradhti dhe jo stabilitet".

"Aleksandar Vuçiq dhe Aleksandar Vulin dhe çdo kush që mendon të shkel Kushtetutën e Serbisë dhe të pranoj okupimin e një pjese të territorit tonë, të heq dorë nga sovraniteti dhe integriteti le të jetë i sigurt se do përfundoj në burg shumëvjeçar në bazë të nenit 306 dhe 307 të Kodit penal", tha Obradoviq.

Ministri i mbrojtjes Aleksandar Vulin ka deklaruar dje se angazhohet për përcaktimin e kufirit me shqiptarët dhe atë sa më shpejtë.

"Kur të vërtetohet ku është vija(kufitare), do të mund të e mbrojmë", ka thënë Vulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat