Drecun: Ushtarët shqiptarë, provokim për serbët

Lajme

Drecun: Ushtarët shqiptarë, provokim për serbët

Më: 8 prill 2019 Në ora: 11:17
Milovan Drecun

Pasi ushtarët shqiptarë ecën pak ditë më parë në pjesën veriore të Mitrovicës dhe njoftimi se disa qindra ushtarë shqiptarë do të vendosen në veri të Kosovës, paraqet kërcënim për sigurinë e serbëve.

Kështu tha kryetari i të ashtuquajturit Komision parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun.

Drecun i tha TV Pink se nuk ka konfirmim të informatave se më shumë se njëqind ushtarë shqiptarë do të vendosen në KFOR, por që nuk përjashtohet që kjo të ndodhë.

Ditë më parë oficerë të NATO-s, të shoqëruar nga KFOR-i, patën një aktivitet trajnimi në veri, pjesë e të cilit ishin ushtarë edhe nga Shqipëria e që ngjalli reagimin e serbëve.

Për këtë çështje u deklarua edhe KFOR-i që theksoi se prania e katër oficerëve shqiptarë në Veri të Mitrovicës nuk duhet të habisë askënd pasi që Shqipëria është anëtare e NATO-s.

Kjo organizatë e sigurisë potencoi se situata në Veri dhe në mbarë Kosovën është nën kontroll dhe nuk ka asnjë shenjë për trazira të dhunshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat