Katër ankesat e Vuçiqit te ambasadori amerikan për Kosovën

Lajme

Katër ankesat e Vuçiqit te ambasadori amerikan për Kosovën

Më: 8 prill 2019 Në ora: 15:00
Vuçiq është takuar sot me ambasadorin amerikan në Beograd, Kyle Scott

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me ambasadorin amerikan në Beograd, Kyle Scott.

Nga kumtesa e kabinetit të Vuçiqit të publikuar nga agjencia lajmeve FoNet, vërehet se ka adresuar një varg akuzash kundër Kosovës.

Sipas Vuçiqit, Kosova e ka ndërprerë dialogun me Serbinë.

Kjo ndërprerje, ka thënë ai, është bërë me mos formimin e Asociacionit të Komunave serbe, me vendosjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë, me miratimin e platformës për negociata dhe me formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Vuçiqi ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare është dashur të merret me problemet që kanë sjellë ndërprerje në dialog e sidomos në përpjekjet për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Ambasadori Scott, sipas kumtesës, ka theksuar se SHBA-ja përkrah kthimin në dialog dhe se është e domosdoshme gjetja e mënyrës për ta vazhduar dialogun, “sepse interesi i përbashkët i Serbisë dhe i Kosovës, ashtu si dhe i bashkësisë ndërkombëtare, është që të arrihet kompromisi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat