Nxënësit e klasës së gjashtë në Serbi mësojnë se serbët morën zakonet nga shqiptarët

Lajme

Nxënësit e klasës së gjashtë në Serbi mësojnë se serbët morën zakonet nga shqiptarët

Nga: F. B. Më: 8 prill 2019 Në ora: 21:43
Foto ilustruese

Libri përzgjidhet nga Këshilli i ekspertëve të arsimtarëve dhe i propozon Këshillit të Arsimtarëve, që për atë merr vendim përkatës para përdorimit, shkruan “Expreso” transmeton “Bota Sot”

Libri i kontestuar nga lënda e Historisë së klasës së 6-të të shkollës fillore për të cilin kanë reaguar prindërit në të gjithë Serbinë, i cili në vete përfshinë leksionin në të cilin thuhet se “serbët zakonet i kanë marr nga vendësit e vjetër – shqiptarët”.

Tregimi për librin e kontestuar shkollor daton që nga viti 2015, ndonëse qysh atëherë është paralajmëruar se ky botim do tërhiqet , por shkollarët edhe më tutje nga libri i modifikuar mësojnë se shqiptarët janë vendësit e vjetër në Ballkan prej të cilëve serbët morën zakonet popullore.

Qytetarët përsëri kanë shprehur pakënaqësi me atë që mësojnë fëmijët e tyre. Shumë nga ata kanë reaguar përmes rrjeteve sociale, duke theksuar se askush ende nuk ka ndërmarr asgjë, ndërsa libri me temën e kontestuar edhe më tutje shitet dhe shfrytëzohet për mësim.

Nga Ministria e Arsimit kanë sqaruar se bëhet fjalë për librin e autores Rada Mihaljçiq (botues Enti për tekste), dhe atyre asnjëherë nuk i ka shkuar asnjë kërkesë për tërheqjen e librit, por vetëm për disa korrektime që duhej të bënte botuesi, për çka është njoftuar Enti për tekste gjë që botuesi ka pranuar të bëjë.

“Në secilin rast, aktualisht është duke u zhvilluar procedura për libër të ri të historisë së klasës së 6-të, që është përgatitur nga Enti për tekste që nëse miratohet, do të aplikohet q nga viti i ardhshëm shkollor, sepse ka program të ri të mësimit të klasës së 6-të” thonë në Ministrinë e Arsimit.

Ata më tutje thonë se :” Kur bëhet fjalë për librat shkollor, ata i lejon ministria në bazë të vlerësimit të ekspertëve që i dorëzojnë Entit për avancimin e arsimit dhe edukimit. Libri zgjidhet nga këshilli i ekspertëve, që merr vendim përgjegjës, shkolla rreth atij vendimi njofton këshillin e prindërve dhe ministrinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat