Televizioni i kontrolluar nga Putini: Shpallja e zgjedhjeve në veri do t’i përkeqësojë raportet Kosovë-Serbi

Lajme

Televizioni i kontrolluar nga Putini: Shpallja e zgjedhjeve në veri do t’i përkeqësojë raportet Kosovë-Serbi

Më: 8 prill 2019 Në ora: 22:13
Veriu

Televizioni rus, Russia Today, i kontrolluar nga Kremlini, ka raportuar për shpalljen e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës. Ky medium raporton për vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi duke e cituar atë se ‘shpallja e zgjedhjeve është e drejtë kushtetuese e Presidentit’.

Por sipas RT, ky vendim mund t’i tensionojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo lëvizje mund t’i tensionojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Ky vendim vjen pas protestave në komunat veriore gjatë nëntorit, kundër tarifës 100% që e vendosi Kosova ndaj Serbisë. Por kryeministri Haradinaj, i ka rezistuar presioneve ndërkombëtare dhe ende nuk e ka hequr tarifën” shkruan Russia Today.

Përndryshe medium Russia Today, cilësohet si fabrikë e propagandës ruse në shtetet perëndimore, dhe është e njohur për qëndrimin e saj pro-serb dhe kundër pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat