Brenda 30 viteve do mbetën vetëm 5 milionë serbë: Harta e re tregon si “murtaja e bardhë” do masakrojë Serbinë

Lajme

Brenda 30 viteve do mbetën vetëm 5 milionë serbë: Harta e re tregon si “murtaja e bardhë” do masakrojë Serbinë

Nga: F.B Më: 8 prill 2019 Në ora: 22:46
Harta

 Një hulumtim i kryer parashikon se Serbia në vitin 2015 do të humbë 33,22% të popullsisë, shkruan “Expreso”, transmeton “Bota Sot”

"Murtaja e bardhë”, përkatësisht nataliteti i zvogëluar, është problem i shumë vendeve në botë por është problem flakërues për Serbinë.

Në vitin që shkoi në Serbi janë lindur vetëm 63.958 foshnja, që është numri më i vogël prej që mbahen statistikat. Të dhënat e Entit republikan të statistikave tregojnë se numri i serbëve në vitin që shkoi ishte për 38.138 persona më i vogël, sepse më shumë kanë vdekur se që kanë lindur.

“Gjatë 2018 në Serbi janë lindur 63.958 foshnja, 936 më pak se në vitin 2017 dhe 2016. Prej se mbahen statistikat asnjëherë s’ka pasur më pak lindje në Serbi. Nga ana tjetër kanë vdekur 102.096 persona, që do të thotë se numri i banorëve në vitin që shkoi është zvogëluar për 38.138. Në histori vetëm në vitin 2017 shtimi i popullatës kishte trend më negativ, kur patën “vdekur” 38.828” thonë në Entin republikan të statistikave".

Sipas hartave të popullatave të vendeve evropiane në vitin 2050 do kenë ndryshime, me të gjelbër janë vendet që parashikohet rritje e popullatës, ndërsa me të kuqe vendet që do kenë rënie të popullatës.

Vendet skandinave dhe vendet me rrjedhje të migruesve si Britania, Franca, Holanda, Austria do kenë rritje të popullsisë, Ndër to do të jetë edhe Kosova. Shumë vende të regjionit, përfshirë Serbinë do kenë ulje të popullsisë.

Sipas këtij hulumtimi parashikohet që Serbia në vitin 2050 të humb 33.22% të banorëve, do të thotë Serbia do ketë rreth 3 milionë banorë më pak, nga 9 milionë do mbeten vetëm rreth 5 milionë.

Përderisa për ulje të natalitetit fajësohen gratë që rrallë vendosin të bëhen nëna, duhet të shikohen edhe arsyet për këtë. Gjendja e rëndë ekonomike, mungesa e vendeve të punës, kontributi që iu ndalon të shkohet në pushime janë faktor që ndikojnë  në këtë situatë.

Nga gjendja në Serbi më keq janë vetëm disa shtete, ndërsa Serbia ndodhet fare në fund të listës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat