“Plani i ferrit” sipas Petrushiç, çështja e Kosovës nuk mund të zgjidhet pa një destabilizim total të brendshëm të Serbisë

Lajme

“Plani i ferrit” sipas Petrushiç, çështja e Kosovës nuk mund të zgjidhet pa një destabilizim total të brendshëm të Serbisë

Nga: F.B. Më: 9 prill 2019 Në ora: 11:03
Jugoslav Petrushiç

Si mysafir në një emision televiziv agjenti serbo-francez kundër zbuluesi Jugoslav Petrushiç ka theksuar se “po përgatitet plani i ferrit për marrjen e Kosovës, ndërkohë që ai ka fol edhe për jo stabilitetin në Serbi dhe çështjet tjera në regjion, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota Sot”.

“Problemi më i madh në kohën Millosheviq bisedonte për Kosovën ishin problemet e brendshme. Teknika e thurjes se gënjeshtrave gjithnjë ishte e tillë, Shumica e ngjarjeve tek ne ndodhin në momentin kur kërkohen kalime të rëndësishme politike”, ka thënë Petrushiç.

Presioni ndaj Serbisë po arrin kulmin, nga ngjarjet dhe ekstremistët që vrasin në xhamia, dënimi i Karaxhiqit dhe porosi për Serbinë është edhe njëra edhe tjetra.

“Shumica  ngjarjeve që ndodhin tek ne ndodhin në momente kur bëhen kalime të rëndësishme dhe çfarëdo që ju thoni ju do të gjykoheni dhe mbështeteni për muri, kinse është fajtor dikush në Serbi për atë që do pasoj. Çështja e Kosovës nuk mund të zgjidhet pa një destabilizim total të Serbisë” ka thënë ai.

Në lidhje me lidhjet që ka Haradinaj me Erdogan, Petrushiç thotë se: “Sa të jetë Erdogan në pushtet shqiptarët nuk do të marrin pavarësinë e vetë. Struktura katolike që gjenden në Amerikë duan që Turqia të islamizohet. Turqia është strukturë kombëtare, ata janë nacionalistë e jo islam. Erdogan ju pengon të gjithëve se ai edhe më tutje mbron islamin dhe çfarëdo që të jetë Turqia ata janë nacionalistë dhe jo islam dhe ajo synon shtrirjen drejtë Ballkanit”, tha Petrushiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat