Shala në Emirate, takon sekretarin për investime të huaja

Lajme

Shala në Emirate, takon sekretarin për investime të huaja

Më: 9 prill 2019 Në ora: 11:39
Pamje nga takimi

Në një deklaratë për media, thuhet se Shala e ka njoftuar Al Saleh për mundësitë që ofron Kosova për investime, duke theksuar se vendet tona janë mike, dhe këtë miqësi duhet të vazhdojmë ta kultivojmë, duke u lidhur më shume ekonomikisht.

“Emiratet e Bashkuara janë shembull se si një burim natyror është kthyer në mjet për zhvillim, por politikat e duhura ekonomike kanë bërë që ky burim tashmë të mos jetë gjeneruesi kryesor ekonomik. Ne duhet ta përdorim kapitalin tonë njerëzor dhe ekonomike në mënyrë që të vazhdojmë me krijimin e politikave të duhura që thithin më shumë investitor, që rrisin punësimin, eksportin dhe zhvillojnë vendin”, theksoi ministri Shala gjatë takimit.

Ministri Shala po qëndron në Emiratet e Bashkuara Arabe në konferencën vjetore të investimeve, me temë: “Platforma për Investime Botërore”, ku po marrin pjesë 140 shtete nga vendet e ndryshme të botës, e në mesin e tyre edhe Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat