Personi që u dogj mbrëmë në makinë, ishte veteran lufte dhe vëlla i dëshmorit

Lajme

Personi që u dogj mbrëmë në makinë, ishte veteran lufte dhe vëlla i dëshmorit

Nga: N.Sh Më: 9 prill 2019 Në ora: 12:07
Ilir Zeqiri

Ilir Zeqiri është personi i cili u dogj brenda veturës së tij në Prekazin e Epërm.

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka shprehur ngushëllime për personin i cili ndërroi jetë tragjikisht në makinë gjatë natës së mbrëmshme.

Lushtaku thotë se ky është lajm tragjik, derisa ka kujtuar se Ilir Zeqiri ishte nga fshati Kopiliq i Poshtëm i Skenderajt.

Lushtaku thotë se Zeqiri ishte veteran i luftës dhe vëlla i një dëshmori.

“Është tragjik lajmi i vdekjes së Ilir Zeqirit nga Kopiliqi i Poshtëm i Skenderajt.

Ai ishte veteran i luftës dhe vëlla dëshmori. Për shumë vite punoi ndershëm për ta siguruar bukën e gojës për familjen e tij, ku edhe vdiq aksidentalisht.

Ngushëllimet më të sinqerta nga ana ime për familjen Zeqiri!”, shkruan Lushtaku në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat