Dy vjet më parë në Mal të Zi ishin 250 kompani turke, sot janë mbi 2.000

Lajme

Dy vjet më parë në Mal të Zi ishin 250 kompani turke, sot janë mbi 2.000

Më: 9 prill 2019 Në ora: 19:57
Ilustrim

Dy vjet më parë, në Mal të Zi vepronin 250 kompani turke, ndërsa sot ka më shumë se 2.000, shumica e tyre në bregdet.

Sipas kryetarit të Shoqatës së biznesmenëve dhe investitorëve turq në Malin e Zi, Ertac Gungor, interesimi për të investuar nga ana e biznesmenëve turq nga dita në ditë po rritet, ndërsa interesimi më i madh është për ndërtimtarinë.

"Në radhë të parë është ndërtimi, pastaj turizmi, ndërsa sektorët e tjerë janë në vendin e tretë. Ne nuk jemi duke u fokusuar vetëm në sektorët, por duke synuar hapjen e fabrikave më të mëdha dhe zvogëlimin e numrit të të papunëve", tha Gungor.

Gungor gjithashtu tha se ka informata se dy kompani turke janë të interesuara për aeroportet e Malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat