Beogradi ka frikë se shqiptarët do t’i fitojnë zgjedhjet

Lajme

Beogradi ka frikë se shqiptarët do t’i fitojnë zgjedhjet

Më: 10 prill 2019 Në ora: 10:32
Milovan Drecun

Beogradi zyrtar: Prishtina po përdorë zgjedhjet për të zbehur vullnetin e shumicës serbe.

Kreu i Komitetit Parlamentar për Kosovën Milovan Drecun tha se vendimi për të thirrur zgjedhjet lokale në veri të Kosovës ishte qëllimi i Prishtinës për të anuluar vullnetin e shumicës së serbëve dhe “për të instaluar” individ nga kombi serb, raportoi agjensia e lajmeve Beta këtë të mërkurë.

Duke folur për televizionin shtetëror RTS, Drecun tha: “Situata mes serbëve mund të jetë e komplikuar pas këtyre zgjedhjeve, dhe Prishtina mund ta përdorë atë si justifikim për të intervenuar”.

Ai e akuzoi Prishtinën vazhdimisht për rritjen e tensioneve me njëanshmërinë e saj, në vend që të shfuqizojë taksën 100% për mallrat e Serbisë dhe Bosnjës, dhe të krijoj kushtet për dialogun me Beogradin, për normalizimin e marrëdhënieve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat