Vjedhje si në filma, marrin bankomatin për 4 minuta

Lajme

Vjedhje si në filma, marrin bankomatin për 4 minuta

Më: 10 prill 2019 Në ora: 14:26
Pamje nga video

Kamerat e sigurisë në Londonderry në Irland kanë filmuar një vjedhje të pazakontë të një bankomati.

Hajnat kanë thyer me ekskavator bankomatin e vendosur në një market.

E kjo vjedhje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, dhe i gjithë “procesi” ka zgjatur vetëm katër minuta.

Në videon e publikuar më poshtë shihet se si një burrë me ekskavator thyen murin, e nxjerr bankomatin dhe e fut në një furgon të cilit i është prerë kulmi.

Hajnat kishin mbuluar fytyrat me maska me qëllim që të mos i identifikoj policia, kurse pronari i marketit ka njoftuar se diçka të tillë nuk kishte parë më herët.

E policia ka bërë të ditur se ekskavatori me të cilin ishte kryer vjedhja ishte vjedhur më herët në një zonë jolarg bankomatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat