Ngjarje e pazakontë në Kamenicë, qytetarja lindë fëmijën në tregun e qytetit

Lajme

Ngjarje e pazakontë në Kamenicë, qytetarja lindë fëmijën në tregun e qytetit

Nga: A.SH Më: 10 prill 2019 Në ora: 21:37
Foto

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Kamenicës, ka njoftuar kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati përmes llogarisë së tij në Facebook. Ai ka treguar se një qytetar rreth orës 17:00 i kishte njoftuar për një lindje të një gruaje në tregun e qytetit. Gjithashtu Kastrati ka thënë se janë angazhuar që ta gjejnë nënën dhe foshnjën e porsalindur dhe me ekipin mjekësor, kanë shkuar në shtëpi dhe i është nënshtruar një kontrolle mjekësore. Siç njofton kryetari Kastrati, nëna dhe foshnja janë shëndosh, përcjellë "Bota Sot".

Postimi i plotë:

Sot rreth orës 17, një qytetar na njoftoi për një lindje jo të zakonshme në tregun e qytetit. U njoftuam që nëna dhe fëmiu janë në rrugë. Menjëherë u angazhuam ta gjejmë nënën dhe fëmiun dhe me ekipin mjekësor shkuam në shtëpi, ku iu bë kontrolla. Nëna dhe fëmiu janë shëndosh. Falënderoj qytetarin Fekim Dalipi që tregoi qytetari të dalluar duke lajmëruar rastin, dhe mjekun Latif Sylaj e infermieren Alba Latifi per pergjegjshmerine profesionale. Jeta e rëndë që e bën komuniteti rom në vendin tonë nuk mund të neglizhohet. Të gjithë qytetaret pa dallim përkatësinë meritojne vemendjen tonë.
Ne jemi duke u angazhuar me të gjitha kapacitetet të rifunksionalizojmë repartin e gjinekologjisë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat