Time Kadrijaj: Kushedi se ku ndalet Mimoza, pas PDK-së, AKR-së… tash VV-së

Lajme

Time Kadrijaj: Kushedi se ku ndalet Mimoza, pas PDK-së, AKR-së… tash VV-së

Më: 10 prill 2019 Në ora: 23:31
Time Kadrijaj

Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, sot ka marrë pjesë në tubimin e Lëvizjes Vetvendosje kundër ‘PANhajnisë’.

E pjesëmarrja e Kusarit në këtë tubim, si duket nuk i ka ikur pa ndonjë reagim të deputetëve.

Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, përmes një statusi në Facebook ka thënë se Kusari e paska vazhduar vallen në LVV, për t’a ndalur kushedi se ku.

Kadrijaj i ka përmendur kryetares së Alternativës aderimet e saja të mëparshme, përfshirë këtu kohën kur Mimoza Kusari ka punuar në PDK, pastaj si nënkryetare e AKR-së etj…

Postimi i plotë i Time Kadrijajt:

Pas turit të aderimeve e koalicioneve jo parimore së pari si zëdhënëse e qeverisë së PDK-së? pastaj si nënkryetare e AKR-së, duke vazhduar me koalicion me LDK-në, tani Mimoza Kusari Lila paska vazhduar vallen në VV, për t’a ndalur kushedi se ku!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat