E zbulojnë mediat serbe: Qëllimi i takimit në Berlin është të vazhdojë dialogu pa heqjen e taksës

Lajme

E zbulojnë mediat serbe: Qëllimi i takimit në Berlin është të vazhdojë dialogu pa heqjen e taksës

Nga: F.B Më: 11 prill 2019 Në ora: 09:10
Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Pas ftesës së Gjermanisë dhe Francës që me 29 prill në Berlin të tubohen liderët serbë dhe ata shqiptarë nën moton e bashkëpunimit në regjion mund të ketë ndonjë motiv të fshehtë, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Ky motiv sipas mediave mund të jetë presioni ndaj Beogradit të vazhdojë dialogun edhe pa heqjen e taksës në mallrat serbe.

Këtë e theksojnë burime nga qarqe diplomatike që komentojnë angazhimin e bushtit Berlin-Paris në zgjedhjen e çështjes kyçe në Ballkanin perëndimor para së gjithave dialogut të Beogradit me Prishtinën.

Ndërkohë "Telegraf" ka shkruar se pikërisht nga fati se pritet presioni ndaj Beogradit, kanë shkruar mediat në Prishtinë se me 29 prill presidenti Vuçiq dhe kryeministrja Brnabiç do marrin pjesë në bisedën joformale me presidentin dhe kryeministrin e institucioneve të Prishtinës Thaçi dhe Haradinaj, ku do marrin pjesë edhe drejtuesit e shtetit shqiptar Rama dhe Meta.

Sipas të njëjtit medium Berlini dhe Paris "kanë strategji që me çdo kusht të përmbyllin pavarësinë e Kosovës me lëshime të vogla për serbët dhe kështu të paraprijnë planit të presidentit amerikan Donalt Tramp për ndarje të “krahinës jugore serbe”.

"Presionet e Gjermanisë dhe Francës janë shtuar në kohët e fundit. Ata kërkojnë nga Beogradi të lëshoj pe, të vazhdojë dialogun  dhe të nënshkruaj me Prishtinën marrëveshjen gjithëpërfshirëse që do njihte Kosovën. Si kthim për këtë ofrohet që veriu të bëhet etnitet si Republika Srpska në BiH ", thonë burime të “Telegrafit ".

Presidenti I Serbisë vërteton se ka pranuar ftesën e Gjermanisë dhe Francës për takim me përfaqësuesit e admiistratës së Prishtinës me 29 prill në Berlin, por ka thënë se nuk pret asgjë, ndërkohë që ka përsërit se Beogradi është I gatshëm të vazhdoj bisedimet sapo të hiqen taksat.

Por sipas mediave as presidenti I Kosovës Hashim Thaçi nuk pret asgjë nga takimi I Berlinit më 29 prill.

"Do të jetë një takim rutinor që vërteton interesin e Gjermanisë dhe Francës për zhvillimin e situatës në Ballkan, Është mirë që konferenca do nxis opsionin  e liberalizimit të vizave, por është rast edhe I gjykimit të gjenocidit të Serbisë në Kosovë” ka thënë Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat