Haki Ismajli i zbulon dallaveret e Isa Fejzullahut me Nismën

Lajme

Haki Ismajli i zbulon dallaveret e Isa Fejzullahut me Nismën

Më: 11 prill 2019 Në ora: 15:22
Isa Fejzullahu

Haki Ismajli ish anëtar i kryesisë ne Degën e Skenderajt  ja publikon dëshmitë kryetarit të LDK -së në Skenderaj për keqpërdorime të mëdha shitje të vendeve të komisionarëve të LDK –së tek ata të Nismës.

Përmes disa shkrimeve të publikuar në Facebook, ku ka paraqitur edhe disa dëshmi Ismajli ka reaguar kundër Isa Fejzullahut.

Ai akuzon se ka shitur Fejzullahu ka shitur 30 komesioner të LDK-së të Nisma dhe për ti dalluar se kush janë ata i kanë shkruar me germa të mëdha ata të LDK-së se cilët janë, kurse të Nismes me germa të vogla.

“Isa Fejzullahu, Cenë Behramin dhe Riza Çitakun e dinë si i kanë nda shumën financiare prej 3595 euro. Të tjerët edhe anëtarët e kryesisë nuk kanë kurrfarë njohurie për këtë shumë financiare. Ky është çelësi më të cilën e kam qel dhe mbyll derën e zyrë së LDK-së në Skenderaj. Ja kisha dhënë Isa Fajzullahut parat me ma shumëzu po i kishte shpenzua dhe më është dashur me e shumë zu vetë, ma ka lypë këtë qelës e nuk ja kam dhënë se e kisha shumëzu me pare të mia. Të nesërmën e kish ndërru cilindrin se duke qenë unë aty Isa Fejzullahu me Cenën e Rizën nuk kanë mujt me rrejt me ba dallavere e me keqpërdorë. Unë banoj në Skenderaj dhe sa herë kaloj në afërsi të zyrës së LDK-së e shoh vetë Isa Fejzullahun dhe fëmijët e tij dhe as një aktivist të LDK-së”, shkruan ai.

“Kjo foto e tmerron Isa Fejzullahun, se ditën kur është bërë kjo foto, Isa Fejzullahu në Zyrën e LDK-së në Skenderaj e ka shitë vendin e komisionerit për 100 euro. I kam 30 dëshmitarë”, shkruan në një postim tjetër Ismajli.

Në një tjetër shkrim ai ia përmend shitjen e 30 komisionerëve.

“Kjo është lista e Komisionerve të zgjedhjeve të përgjithshme ku janë të renditur 72 komisioner të rregullt dhe 7 rezervë. Nga kjo listë 30 vende të komisionerve Isa me Cenën dhe Rizën jav kishin shitë Nism-ës së Fatmir Limës. Me shkronja të shtypit janë të shkruar komisioneret e LDK-së p.sh: BAJRAM IBISHI, ndërsa i Nism-ës p. sh: Shpëtim Lushtaku. Nese këto gjëra i dukën gënjeshtra Isa Fejzullahut, kopjet e tyre janë edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Janë të shkruar në dy mënyra qe mund të dallohen komisioneret e LDK-së nga ata të Nism-ës. I kemi edhe shënimet në fletore. Më gënjeshtra nuk do të akuzojmë askënd dhe me gënjeshtra nuk do të mbrohemi prej askujt. Parat e shitjeve të 30 vendeve të komisonerve të Nism-ës i kanë marrë vetëm Isa, Cena dhe Riza”, shkruan tutje ai.

“Isa Fejzullahu, Cenë Behrami dhe Riza Çitaku kjo është dosja e të gjitha hajnive që ju keni bërë në të gjitha zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme. Këtë nuk mund ta publikoj këtu do të keni mundësinë ta shifni në Gjykatë”, shkruan në një postim tjetër Haki Ismajli.

Ndërsa në një shkrim tjetër më të gjatë, thotë se do të takohen në institucionet e drejtësisë më Isa Fejzulahun.

“Isë për mua dhe familjen time shkruaj çka të dush në Fokusin e Rexhep Kastratit. Ti e dinë se gjatë mbrojtjes së votë në qëndren e Turiçevcit e kam rrezikuar edhe jetën dhe familja e ime ka qenë bërë merak vazhdimisht për mua. Edhe pse mu janë ofruar 10000 euro kurr nuk i kam këqyrë. Sa herë kamë shkuar në zgjedhje kam qenë i vendosur me e mbrojtë votën. Familjës sime i kam thënë: Sot po shkoj me e mbrojt votën "Shkofsha e mos u kthefsha - Ardhsha e mos ju gjetsha". Isë Fejzullahu ti e dinë se edhe vëllezërit e Hashim Thaçit janë ardhë me vjedh vota në Turiçevc e nuk kanë mujt. Edhe shqetësimi i familjës sime ka qenë shumë real. Po ta kujtoj Riza Çitakun sekretarin tanë, çka ka thënë në mbledhje, djali i im Armend Çitaku ka qenë komisioner në shkollën e Leqinës dhe në momentin si ja kanë ofruar 2 pako mallboro dhe 100 i ka lënë me vjedh dhe ju ka ndihmu me vjedh. Sa kam votuar unë dhe familja e ime për LDK-në shiko në KQZ sa vota ka pasur LDK-ja në zgjedhjet e përgjithshme, në qendren e votimit në Turiçec. Pasha Zotin, Isa Fejzullahu ty dhe listën tande nuk e voton kerkush, nuk don mi votu kërkush, e me zorë nuk mundem me i shti.

1. Isa Fejzullahu po kerkoj që Ti, Cena, Riza dhe unë të dalim në debat publik.

2. Po kerkoj nga ti që ta caktoni ditën, orë dhe po i thërrasim në stadiumin e KF Drenica në Skënderaj që ta kuptoj opinioni publik se sa është numëri i përkrahsve tu dhe sa është numëri i përkrahësve tonë.

3. Isa Fejzullahu, unë kam moral dhe e pranoj gabimin para Zotit dhe aktivistëve të LDK-së, se zgjedhjet e katër viteve të kaluara i kemi bërë vetëm unë dhe ti,pa na votuar askush, pa na zgjedhur askush, kur i kemi shkruar emrat e Kryesisë së Degës së LDK-së në kompjuterin e zyrës dhe përmës e-malit tuaj i kemi dërguar në Kryesinë Qendrore të LDK-së në Prishtinë. Isa Fejzullahu, ky ka qenë gabimi im fatal që kurr nuk mund të ja fali vetës. Jam i gatshëm për të dhënë llogari.

4. Isa Fejzullahu shkruaj çka të duash por e verteta është se aktivistet e LDK-së nga fshati Radishevë në veri deri në fshatin Aqarevë në jugë. Nga Lubaveci në lindje e deri në fshatin Ozdrim në përendim askush nuk ka qenë i njoftuar dhe i ftuar në zgjedhje.

5. Isa Fejzullahu nuk mund të këtë proces të rregulltë pa ekzistuar fare procesi.

6. Prandaj Isa Fejzullahu mos fol në emër të degës së LDK-së në Skënderaj, sepse nuk mund të jesh kryetar, sepse askush nuk mund të jetë kryetar pa u zgjedhur në kuvendin zgjedhor të degës, mos fol në emër të antarësisë së LDK-së në Skënderaj sepse askush nga ata nuk të ka votuar për kryetarë, dhe askush nga ata nuk deshiron që ti të jesh kryetar.

7. Isa Fejzullahu mos llogarit në ata të nivelit qendëror sepse të kanë mbrojtur mjaftë dhe më nuk mundën të mbrojnë në dëmë të anëtarsisë së LDK-së në Skënderaj.

8. Isa Fejzullahu nga sot lënda e zgjedhjeve në degën e LDK-së në Skënderaj është në institucionet e drejtësisë, unë dhe ti do të shihemi atje.

9. Isa Fejzullahu me Cenën dhe Rizën vazhdimisht LDK-ën e kanë kuptuar si pronë familjare nga se në të gjitha zgjedhjet antarët e LDK-së së Skënderajit në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, janë zgjedhur në baza familjare, herë Isa Fejzullahu, herë djali i tij Lirim Fejzullahu, herë Riza Çitaku e herë djali i tij Armend Çitaku, por kur vinte puna e konkuronte ish kryetarja e FG. Fitore Kuliqi nuk e pranonin në këtë pozitë”, shkruan ai.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat