Ramadani: Forca e VV-së në Shqipëri shumë më e vogël se në Kosovë

Lajme

Ramadani: Forca e VV-së në Shqipëri shumë më e vogël se në Kosovë

Më: 11 prill 2019 Në ora: 23:18
Shkodran Ramadani,

“Është e drejte e tyre për ta shtrirë aktivitetin e tyre edhe në Shqipëri. Projekti i bashkimit kërkon vullnetin, gatishmërinë. Lëvizja Vetëvendosje me këtë hapje të qendrës se saj ka vendosur themelet e asaj që do të shërbejë si bazë për partinë politike. Pretendimet e tyre se kjo nuk nënkupton fillimin e partisë politike duhet të merren me rezerva”.

“Vetëvendosja e sheh shoqërinë të ndarë në dy grupe, në elitën e korruptuar dhe popullin. Elita ka qenë kryesisht ajo që e ka penguar bashkimin e shqiptarëve, mirëpo ligjërimi i VV-së për bashkimin nuk ka ekzistuar prej fillimit. Më 2008 me shpalljen e pavarësisë së Kosovës Vetëvendosjes i është dashur një kauzë e re. Ajo ka qenë partia e vetme që e promovonte bashkimin kombëtar dhe kjo e bëri ndryshe nga partitë tjera”.

“Tani po mundohet të shtrihet edhe në Shqipëri. Dëshiron të bëhet forcë për konsensusin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Më parë atje ishin partia Balli Kombëtar dhe Aleanca Kuq e Zi që në planprogram e kishin bashkimin, por kanë dështuar”.

“Forca e saj në Shqipëri konsideroj se do të jetë shumë më e vogël se në Kosovë”.

Nga gjithë njohës konsiderohet si parti populiste. Fakti që Vetëvendosje i kundërshton dhe denoncon gjithë partitë tjera politike nuk është resurs i mjaftueshëm për demokratizim të një vendi”.

“Të gjeturat e institutit RIDEA, ku thuhet se 49 përqind ishin kundër bashkimit kombëtar, më befasoi. Janë krijuar dallimet e mëdha mes Kosovës dhe Shqipërisë”.

“Kosovarizmi çdo ditë e më shumë po konstituohet. E kemi shembullin e sportit ku ekipi ynë i futbollit po përkrahet mjaft”.

“Te deklaratat e Ramës  dhe Thaçit shihet një paradigme  e lëkundur në lidhje me lëvizjen e kufijve. Kurti mund ta mendojë veten si kandidat potencial për president kombëtar, madje edhe deklaratat e Thaçit, si p.sh. në mitingun e diasporës në Tiranë, ku ai aty fliste si president mbarëkombëtar”.

“Ka një momentum të ri në premisa etnike shqiptare i cili po e sfidon besojmën e vjetër se projekti multietnik është projekt që do të ndiqet nga të gjithë”, ka deklaruar Ramadani në Klan Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat