Eskalon Marko Gjuriq, shqiptarët i quan kriminelë e terroristë

Lajme

Eskalon Marko Gjuriq, shqiptarët i quan kriminelë e terroristë

Më: 12 prill 2019 Në ora: 00:12
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka eskaluar me termin ‘siptari’, duke thënë se shqiptarët janë kriminelë e terroristë.

Siç shkruan Danas, Gjuriq sot në kumtesën zyrtare për media, shqiptarët e Kosovës i ka quajtur me termin fyes (shiptari) ‘šiptari’.

Këtë Marko Gjuriq e bëri kur po fliste rreth paralajmërimeve se do të sanksionohen të gjithë ata që mohojnë krimet luftës në Kosovë.

Ai tha se ”kjo është deklaratë cinike e kriminelëve dhe terroristëve shqiptarë”.

”Kjo është cinike e kriminelëve dhe terroristëve shqiptarë (“šiptarskih”, ka thënë ai) të cilët gjenden në institucionet e përkohshme të Prishtinës”, është shprehur Gjuriq.

Danas ka përkujtuar se në këto institucione është edhe Lista Serbe të cilën e përkrah Qeveria e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat