Kosova problem për serbët edhe në librat e gjeografisë së BeH-së

Lajme

Kosova problem për serbët edhe në librat e gjeografisë së BeH-së

Më: 12 prill 2019 Në ora: 09:17
Ilustrim

Mësimi për Kosovën në librat e gjeografisë në Bosnjë e Hercegovinë qenka problem për serbët e atjeshëm, madje edhe shkak për shpërnguljen e tyre.

Kosova pavarësinë e ka shpallur në vitin 2008 dhe për këtë është shteti më i ri evropian, ndërsa Serbia nuk e njeh pavarësinë e saj gjë që është shkak i jostabilitetit në këto hapësira, thuhet në librat e gjeografisë së shkollave fillore të kantoneve perëndimore në Bosnjë-Hercegovinë, transmeton Telegrafi serb shkrimet e medieve te Banjallukës.

Kryetari i Koordinimit të shoqatave serbe nga Mostari Dusan Golo thotë se ky nuk është i vemti mësim në të cilin ‘shtrembërohen faktet’ sipas programit mësimor të këtyre shkollave.

“Kjo flet për edhe për pozitën e serbëve në Federatën e BeH-së (FBeH), për çka politikanët tanë më së shpeshti flasin në mënyrë defansive, vetëm kur përgjigjen në akuzat e boshnjakëve apo kroatëve në Republikën Serbe. Ndërsa ne e kemi më vështirë në të gjithë parametra”, ka thënë Golo.

Gazeta përkujton të dhënat nga regjistrimi i popullsisë në BeH në vitin 2013, sipas të cilave nga rreth gjysmë milioni serbë, sa sipas vlerësimeve kanë jetuar në hapësirën e stome të FBeH, atje tash jetojnë dhjetëfish më pak, përkatësisht 56.550, që është vetëm 2,5 për qind e popullatës së përgjithshme, shkruan Telegrafi serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat