Votimi për drejtorin e RTK’së si do të shkojë procedura?

Lajme

Votimi për drejtorin e RTK’së si do të shkojë procedura?

Më: 12 prill 2019 Në ora: 11:18
Ilustrim

Ata gjithashtu do t’i nënshtrohen një testi me shkrim, dhe në fund do të nxirren dy kandidatët me më së shumti pikë të cilët pastaj do t’i nënshtrohen votimit të Bordit të RTK’së.

Në garë për të parin e RTK’së janë, Ngadhnjim Kastrati, Nexhmedin Spahiu, Menduh Abazi, Lorik Arifaj, Ragip Luta, Festim Kabashi e Azem Bujupi.

Express mëson se kandidati favorit për të marrë postin e drejtorit të RTK’së, është Ngadhjnim Kastrati, që njihet për afërsinë e tij me kryetarin e PDK’së, Kadri Veselin.

Ndërkohë edhe Festim Kabashi shihet po ashtu si i favorizuar për shkak të afërsisë që ka me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Pas skadimit të mandatit të Mentor Shalës, ushtrues detyre ka mbetur Mufail Limani.

Bordi aktual që do të zgjedh drejtorin e ri të RTK’së,  përbëhet nga Afërdita Maliqi, kryetare e bordit, Elif Tokmak, nënkryetare, Naile Demiri, anëtare, Marijana Adamović-Šimić, anëtare, Agron Gashi, anëtar, Lirim Geci, anëtar dhe Sali Bashota, anëtar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat